• |
ide | kryesore

3 arsyet pse nuk duhet ta përdorni vajin e bebeve për t’u nxirë

-Instant, F1, Stil



Shumë njerëz zgjedhin vajin e bebeve për t’u nxirë nga dielli sepse lëkura nxihet më shpejt. Arsyeja pse lëkura nxihet më shpejt lidhet me faktin se vaji i bebeve tërheq dhe thith më shpejt rrezet ultravjollcë.Por pavarësisht nxirjes , vaji i bebes nuk përmban faktorë mbrojtës duke shkaktuar probleme në lekurë.

 

1. Lëkura dëmtohet dhe ndryshon pigmentimi.
 Ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë rritet kur përdorni vajin e bebeve, i cili mund të stimulojë melanocitet ose qelizat që prodhojnë pigment. Kjo mund të shkaktojë probleme me pigmentimin, të shfaqen njolla, errëzim të nishaneve dhe përkeqësim të gjendjeve shqetësuese të lëkurës.

2. Rritet rreziku ndaj kancerit të lëkurës.
 Vaji thith rrezet ultravjollvë dhe i lejon ato të depërtojnë thellë në lëkurë duke rritur rrezikun ndaj kancerit.

3. Lëkura plaket.
 Një lëkurë e ekspozuar ndaj rrezeve ultravjollcë është një lëkurë që plaket më shpejt për shkak të dëmtimit të kolagjenit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *