• |
ide | kryesore

Bylykbashi rrëzon tezën e Ramës: Koalicionet e përbëra i ka Italia

Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylybashi është përgjigjur mazhorancës duke i treguar modelin e ligjit Rozato në itali që lejon koalicionet e përbëra në çdo nivel.

Bylykbashi thekson se prej 1995 Italia mban zgjedhje me koalicione të përbëra, teksa në 2017 miratoi pikërisht ligjin e veçantë që sërish aplikon zgjedhjet për parlamentin italian me listë të përbërë.

Sipas tij, tashmë bie teza e Ramës dhe Gjiknurit se koalicionet e përbëra nuk ekzistojnë, pasi para Italisë, i kanë pasur edhe Franca me Belgjikën, pra vende anëtare në BE, nga të cilat Shqipëria e ka kopjuar si model në vitin 2003.

”Opozita e Bashkuar tashmë ka shpjeguar qartë qëndrimet e saj, sa i përket kësaj tentative të Ramës për të ndryshuar rregullat, që mos humbasë zgjedhjet thellë. Me aktualet i humbet.

E qartë që sido që ta bëjë sistemin, ne fitojmë. Në zgjedhjet e ardhshme të jetë i thellë, që mos i lërë shteg Ramës të ndryshojë sistemin në çdo formë që ekziston.

Janë bërë prezentë qëndrimet tona, faktori ndërkombëtar i ka të qarta shkeljet e standardeve të zgjedhjeve. Për OSBE dhe KiE.

Ndryshimet e nesërme nuk e ndryshojnë fitoren. Bara morale për ata që i dhanë mundësinë të ndryshonte kushtetutën në mënyrë të njëanshme, dispozita të caktuara shkojnë ndesh me rekomandimet e OSBE në të shkuarën, që i kemi trajtuar dhe i zgjidhëm. Rikthehen sërish.

Ai draft do të dërrmojë standardet e zgjedhjeve, por nuk pengon opozitën të fitojë zgjedhjet.

Gjykata Kushtetuese nuk ekziston 4 vite pas Reformës në Drejtësi. Modeli që propozon PS është antikushtetues. Koalicionet s’kanë të drejtë të propozojnë kandidatë.

Kushtetuta është në përputhje me koalicionin që kemi sot. Koalicioni i përbërë është marrë nga Italia, dhe sot është në fuqi në Itali. Ligji zgjedhor në fuqi italian, kemi Ramën që thotë nuk ekziston askund. Na jepni një rast të vetëm dhe tërihiqemi. E kemi marrë nga Italia me konsensus në 2003, pra PD-PS e morën me konsensus. Në 2017 parlamenti italian miratoi ligjin ‘Rozato’ që aplikon zgjedhjet për parlamentin italian me listë të përbërë. Është sot në fuqi.Kjo edhe për të gjitha zgjedhjet në nivel rajonal apo nivel bashkie në Itali. Ligji Rosato dhe Ligji Tatarellla aplikohet si me votim të mbyllur, dhe me votim të hapur.

Nga 1995, Italia aplikon listën e përbërë në nivel rajonal dhe të përbërë. Model që është përdorur në Francë apo Belgjikë. Por një model i madh është Italia. Bie teza e Ramës. Është në fuqi në një vend në Itali, një nga demokracitë më të mëdha në BE.

Është i mirënjohur edhe në institucionet. E përshkruajnë ekzakt si në Shqipëri. S’ka asnjë. Pretendimi se është e pamundur. Ja u kemi prezantuar dhe më parë modelin, jo me librin e trashë të PS, por me këtë fletë të thjeshtë. Opozitën e Bashkuar do ta pengojë por është e pamundur.

Edi Rama me këto ndryshime që miraton nesër, ndryshon rregullat e lojës pasi loja ka filluar. Ndryshimi i rregullave bie ndesh me standardin e KiE dhe OSBE-së. Çdo ndryshim i nesërm bie ndesh me standardin. Në 3 javë ne tentuam që t’i drejtohemi ODIHR dhe 3 javë PS bllokoi këshillin politik”, tha Bylykbashi.



12 Comments

  1. Sot u kujtove,more harraq i PD,qe kete e paska Italia? Gjiknuri,na cau veshet duke e perseritur disa here,e ne disa televizione,qe te me thote Opozita,se ne cilin vend Europian perdoret sistemi qe propozon PD,dhe ne do e pranojme menjhere.Asnjeri nga ju si Ti,ashtu edhe Vasili,Hajdari e shoket e juaj,nuk u ndiet,dhe nuk e ethate ,kete qe p[o na e tregon sot.A eshte kjo nje hutim,harrese,mos njohje e fakteve qe na i tregoni me kaq vonese,apo eshte nje idiotllok,qe nuk e keni aspak ne dore,situaten,jo vetem ne Keshillin politik,por ne pergjithesi,qe kujtoheni e i thoni vetem ne momentine efundit,ku nuk ka bir nene,t’a ktheje situaten ,prapa.Levizni more mumje,e mos flini gjum,diten,kur duhet me shume se kurre,te jini vigjilent,e t’i dilni te papriturave (qe jane te shumta),perpara.

    1. Pjerdhin me nje tas te gjitha palet o krist. Por harrojne se me kete menyre te humbur jane keta idiotet e PD dhe LSI

    2. Ky Bulkuk bashi GENJEN ! Se Italia ka sistem komplet ndryshe nga i joni.

      //// modeli italian s’ka lidhje me Shqipërinë pasi përbëhet nga dy dhoma miks, pra mazhoritar 1/3 dhe proprocional me liista të mbyllura 2/3. Ndërkohë që Shqipëria tashmë do të ketë proporcional rajonal me lista të hapura. ////

      Ky birbo e di shume mire se gati 90% e shqiptareve nuk marrin vesh nga keto ceshtje teknike shume delikate dhe fillon diversjonin per SHPELARJE TRURI.

  2. MIRE E KA KY KRISTI PSE E THE SOT TI KUR E DIJE KETE GJE? PSE LOZNI KAQ PIS ? PSE NUK DILNI E TE THONI QE ÇDO VENDIM TENDIN NE NUK E NJOHIM DHE DO DALIME ME LISTA TE HAPURA ? SIPAS ERES EDHE JU NUK ESHTE SE JENI KUNDRA , JU PELQEN PRANDAJ HESHTNI . NESE ATA QUHEN KURVA JU QUHENI KARAKURVA

  3. Pra fajin e ka opozita prape????
    A jeni ne terezi o njerez?

    Opozita po i kundershton atje ku diakutohet ne media me nderkombetaret, Rama do te jete edhe arbiter edhe lojtar
    Topi eshte i imi penalltine e gjuaj vete

    Dalin bejne zhurme e ka apo nuk e ka kete sistem noi vend?? A thua ky eshte parimi??
    Fakti eshte qe ti nuk i nderroj rregullat ne mes te lojes.

    Ja ti thane edhe vendet qe e kane italia ngjitur, pyetja eshte tani ca do beje ps do e miratoje ligjin si do vete me opoziten qe voton si i do kari rames???

    Edhe nje gje te fundit kur doli gjiknuri ne media, ai foli per ligjin por gazetaret jane uturake apo bene ndonje kerkim se ku ka te tilla koalicione???

    Me veten doli gjiknuri ne media???

    Fugshpuma te vegjel

    1. O i paymer.. mos bej komente kot.. mendohu para se te flasesh , Mos e gelltit ate qe te jep Bylyku i bashajve me sy mbyllur .
      Sistemi i taljan nuk ka te beje fare me sistmin tone. Kjo eshte dhe arsyeja se perse keta birbot e PDs e nxorren kaq vone kete versjon , se e dine shume mire se e kane gabim.
      Kjo eshte thjesht diversjon ne minutat e fundit per ti mbushur mendjen trushplareve si puna jote dhe elektoratit te tij se JA , E SHIKONI , SISTEMI EGZISTON POR RAMA NUK DO SE DO TE VJEDHI VOTAT.
      Thirri mendjes , eshte si kur te krahasosh mollet me bizelet. ..

      ”” //// modeli italian s’ka lidhje me Shqipërinë pasi përbëhet nga dy dhoma miks, pra mazhoritar 1/3 dhe proprocional me liista të mbyllura 2/3. Ndërkohë që Shqipëria tashmë do të ketë proporcional rajonal me lista të hapura. //// ””

      1. pse dje si ishte sistemi mer qafsh te tom ?

        ka qe nga 2009 keshtu , apo si ti doje suma rames?

        NUK NDERROHEN RREGULLAT KUR KA FILLUAR LOJA

        se mos harroni te shkarkoni presidentin qe e zgjodhet vete, bashke me juzin, kkkerrpppaaarratat
        murrizin dhe rudina hajdarin lideren globale pas rames , me kete parlament gjytyrym Rama ben mire te veteshpallet mbret dhe le te beje kodin zgjedhor si ti doje suma :-D, vecse ka nje problem, kjo gje smbaron si do Rama., packa se ty ta do suma ashtu
        qafsh te tom shko te jotom pi cice sumqumesht

        fugshqyms

        1. Ore , je i trashe apo ben vet si i trashe.

          ”’ka qe nga 2009 keshtu ”” . Pse flisni kot ? ( po kot fare aman) .
          Ne 2009 nuk ishte problemi i listave te hapura . Ishte MAXHORITAR I PASTER.

          O shpellkaret e saliut,,, mendoni para se te komentoni se sa here komentoni aq me shume jepni prova se jeni GOMERE .

        2. Boo ?

          NUK NDERROHEN RREGULLAT KUR KA FILLUAR LOJA !

          1) e para loja nuk ka filluar ,
          2) Po pse jane mbledhur keta politikanet deri tani ? Per te ndryshuar RREGULLAT E LOJES te cilat u vendosen ne menyren me kriminale midis Berishes dhe Rames ne 2008.

          Pra i gjithe procesi qe ka filluar eshte per te ndryshuar rregullat e lojes.
          Problemi eshte se cdo parti do qe te percaktohen rregulla qe i leverdisin asaj.

          Gjithcka qe ke shkruar e KE GABIM.

    2. Kesaj i thone trendafil perpara e thik nga pas . Nuk i hame lojrat ,prandaj edhe bejme fajtore me shume opoziten . Opozita te dali e vendosur jo me pjo.

  4. A të kujtohet kur më kërkove që të dërgoja njerëzit e mi që me autoblinda të shtypnim tropojanët që urreje?

    A të kujtohet kur u largova nga Presidenca me njerëzit e mi dhe ngele vetëm dhe nga frika që të kapi, fusje gruan e vajzën të më merrnin në telefon e të më luteshin që të kthehesha duke më thënë se Saliu nuk asht mirë nga ana psikologjike?

    Kush e dha urdhrin mbrëmjen e 13 shtatorit kur the duhet të hakmerremi ndaj Fatos Nanos që pastaj e bëre mik? Pse i ndërron vrasësit sipas kohës? Ti je vrasësi i Tropojës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *