• |
ide | kryesore

Gafat e pandemisë/ Çfarë efekti dhanë “valët muzikore që transmetojnë virusin”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ka një moment që duhet parë me vëmëndje në intervistën ku Blendi Klosi lëshon mufkën e transmetimit të virusit nga valët muzikore, që sipas tij u bë shkak për ndalimin e muzikës nëpër lokalet e natës. Duhet parë me vëmëndje momenti kur gazetari i Report Tv tenton ta korrigjojë me takt ministrin e Turizmit dhe i thotë: “Eshtë hera e parë që e dëgjoj këtë personalisht” dhe ky jo vetëm nuk reflekton, por i kthehet me përçmim “sa të rrosh, do të mësosh”.

Gafa që habiti të madh e të vogël në rrjetet sociale, nuk ishte vetëm një rast ulëritës i injorancës, por edhe i abuzimit me autoritetin në një situatë të panjohur si kjo e pandemisë. Njësoj si gafa e Klosit, ka të tjera episode kur Rama, Manastirliu, mjekët, specialistët e ISHP ia kanë futur kot më kot duke dalë në përfundime të gabuara, të cilat i transmetonin më pas në media duke çorientuar qytetarët, pasi një pjesë e mirë rezultuan një bllof i madh.

Lapsi.al i është rikthyer dhjetëra konferencave dhe daljeve publike nga Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, stafit të Komitetit të Ekspertëve, mjekëve dhe specialistëve të ISHP-së gjatë muajve të pandemisë. Devijimet janë të shumta.

Që nga vendimi për karantinën ekstreme, arroganca e ndëshkimeve, shpallja e fitores mbi virusin, hapja dhe mbyllja e spitaleve Covid, propaganda e shfrenuar e të tjera deklarata të gabuara që të çojnë në një përfundim: se i gjithë zinxhiri i autoriteteve, pa përjashtim u kapën në befasi nga pandemia e Covid-19 e megjithatë gënjyen njësoj siç bëri Klosi në Report Tv, çka u pasua me humbjen e besueshmërisë të atyre, që duhej t’i prinin me përgjegjësi një situate të vështirë dhe të panjohur si kjo e pandemisë dhe jo të abuzonin, duke gënjyer për hir të propagandës.

“Mezi po e pres rastin e parë me koronavirus”

Kush e kishte menduar se ajo e kryeinspektores për shëndetin në Tiranë, Areti Berukës, që “mezi e priste rastin e parë” të koronavirusit, në vend të një idiotësie thënë para miliona shqiptarëve, duhej konsideruar një paralajmërim i fortë për menaxhimin diletant të situatës që u pasua me qindra të vdekur dhe me një goditje të rëndë për ekonominë.

“Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek. Mjekësia nuk bëhet me fall filxhani por me statistika, me të dhëna dhe me menaxhim. Na jepni shansin dhe mundësinë të menaxhojmë ashtu siç po e e menaxhojmë dhe fakti i skepticizmit është ky që po përpiqemi që të sqarojmë njerëzit për të kuptuar atë që duhet të besojnë”, u shpreh mjekja, në një deklaratë e cila bëri bujë në media.

Më pas Beruka tha se “shprehja i ishte hequr nga konteksti”. 

Trumfi i parakohshëm ndaj pandemisë

Në fillim të majit, bash në momentin kur menduan se karantina ekstreme bëri mrekullinë, autoritetet shpallën fitoren dhe u bënë gati të festonin, pa e parashikuar shpërthimin e infeksionit në verë.

Autoritetet e të gjitha llojeve, mjekë dhe qeveritarë shpërndanin mesazhe triumfuese, sepse fatalitetet ishin të rralla, ndërsa rastet e infeksionit numëroheshin me gishtat e dorës. Ishin ditët, kur Edi Rama, nga profili i tij në Facebook përsëriste pa pushim “edhe pak, edhe pak dhe do t’ia dalim, më besoni, edhe pak…”, duke i dhënë ushqim një iluzioni primitiv se shqiptarët ishin “populli i përzgjedhur” që mund të dilte i paprekur nga koronavirusi, teksa e gjithë bota numëronte mijëra të vdekur.

Në maj ata numëronin ditët e fundit të karantinës sikur kjo të ishte konfirmim i paprekshmërisë nga koronavirusi. Në fakt rezultoi e kundërta.

Qershori shënoi realisht pasojat e para të sëmundjes, që sot (3 Tetor 2020) kanë arritur në mbi 5 mijë raste aktive dhe 392 jetë të humbura. Nga sot, mund të ngrihet pyetja: Çfarë vlere pati mbyllja e ashpër me pasoja të rënda ekonomike, kur parandalimi i qindra vdekjeve ishte e pamundur?

Propagandës së suksesit të karantinës, iu bashkuan edhe mjekët, me parashikime që ndikuan direkt në çorientimin e popullsisë. Mjeku Pëllumb Pipero për shembull në datën 26 Prill në Tv Klan thoshte se rastet e infeksionit do të vinin duke u ulur dhe se në mesin e muajit Maj, ato do të ishin sporadike.

“Unë mendoj që indikator shumë i rëndësishëm i pandemisë së Koronavirusit në vendin tonë është graviteti i saj dhe graviteti matet me numrat e pacientëve të shtruar në spital, me ecurinë e sëmundjes, me numrin e pacientëve të shëruar. Në opinionin tim do vazhdojë të ulet numri i rasteve dhe besoj që gjysma e Majit do na gjejë me raste sporadike”, thoshte Pipero.

Propaganda me shifrat nga Ministrja dhe ISHP

Karantina goditi rëndë ekonominë dhe shëndetin mendor të shqiptarëve. Për ta justifikuar vendimin e qeverisë, u përdor një propagandë e shfrenuar, që dha idenë se beteja mbi koronavirusin mund të fitohej, ndërkohë që siç tregoi koha të gjitha këto mesazhe ishin të gabuara.

Me nota triumfuese, Ogerta Manastirliu lavdëronte Edi Ramën në parlament për vendimin e duhur që kishte marrë: mbyllje totale, ndërsa krahasonte Shqipërinë me vendet e tjera europiane. Më poshtë është një deklaratë e saj në 16 prill në një fjalim në parlament.

“Vendimet e marra në kohën e duhur nga Kryeministri Rama dhe qeveria shqiptare, shmangën atë që në shumë vende është quajtur krizë/kolaps i sistemit shëndetësor, duke numëruar mijëra të prekur, e qindra humbje jete në ditë në vetëm pak javë nga fillimi i kësaj pandemie”

https://new.shendetesia.gov.al/manastirliu-ne-kuvend-vendimet-e-marra-ne-kohen-e-duhur-shmangen-kolapsin-shendetesor/

Raportimet ditore të të dhënave për infeksionin dhe viktimat, shoqëroheshin me shprehje entuziaste për fitoret në luftën me koronavirusin, duke dhënë idenë se fundi ishte afër.

Në 3 maj, Gentiana Qirjako e ISHP, ndërsa lajmëronte se në spitale “janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive” shtonte në deklaratë se “ky është një tregues i rëndësishëm që evidenton faktin që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale”

https://new.shendetesia.gov.al/covid19-ministria-e-shendetesise-67-e-te-prekurve-jane-sheruar/

Në 4 Maj, Eugena Tomini epidemiologe, ndërsa lajmëronte se kishin rezultuar vetëm 8 raste të reja thoshte në deklaratë: Gjatë javës së epidemisë, përqindja e pozitivitetit arriti në 4.3 %, vlera më e ulët nga fillimi i epidemisë, që tregon funksionimin e masave të marra, identifikimin dhe gjurmimin epidemiologjik të rasteve të dyshuara dhe kontakteve të tyre në kohë.

https://new.shendetesia.gov.al/covid-19-ministria-e-shendetesise-8-raste-te-reja-ne-24-oret-e-fundit-java-me-nivelin-me-te-ulet-te-rasteve-pozitive-qe-nga-fillimi-i-epidemise/

Vëreni se si përmes deklaratave informuese të shifrave ditore jepet ideja e suksesit në pandemi, duke dhënë idenë se lufta po fitohej dhe po arriheshin rezultate, që dëshmonin për drejtësinë e marrjes së masave ekstreme nga qeveria. Por në të njëjtën kohë këto mesazhe përhapnin idenë se ky ishte edhe fundi i pandemisw, në një kohë që koronavirusi e goditi jetën dhe shëndetin e shqiptarëve disa muaj më pas.

GAFA ME MBYLLJEN E SPITALIT COVID-2

Një hap fals, që dëshmon mendjelehtësinë me të cilën u vlerësua pandemia, ishte hapja dhe pastaj mbyllja e spitalit “Covid 2”. Spitali u vu në dispozicion të të sëmurëve me koronavirus, por duke parë se rastet e infeksionit dhe shtrimet ishin të pakta, autoritetet besuan se virusi nuk do të aktivizohej në masë dhe vendosën ta mbyllin spitalin.

Në 11 Maj, Ogerta Manastirliu, nën efektin total të propagandës që prodhonte vetë, njoftoi mbylljen e spitalit Covid 2 dhe rikthimin e tij në normalitet. Vendimi tregoi se autoritetet ecnin në terr pa pasur as më të voglën ide të asaj që i priste në qershor, korrik, gusht, shtator etj, kur spitali u hap dhe u mbush me të sëmurë.

https://new.shendetesia.gov.al/mbyllet-spitali-covid2-manastirliu-rihapet-sistemi-shendetesor-edhe-per-nderhyrjet-e-planifikuara/

Fundjavat për fëmijët dhe të moshuarit

“Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara, ta kaloni sa më qetë”. Vetëm me një mesazh të shkurtër si ky, në një nga fundjavat e karantinës, Edi Rama njoftonte se pensionistët ishin të lirë të dilnin nga shtëpia deri në orën 10.30, ndërsa pasi ata futeshin në shtëpi dilnin prindërit me fëmijë deri 14 vjeç deri në orën 17.30.

Mungesa e llogjikës për vendime të tilla, me daljet e kontrolluara nga shtëpia, të ndara sipas moshave ishin forma më e qartë e amullisë, me të cilën u menaxhua karantina, por edhe e arrogancës dhe abuzimit me autoritetin në një periudhë paniku që përfshiu popullsinë. Qytetarët me të drejtë ironizonin duke ngritur pyetjen, nëse në oraret që kishte caktuar qeveria, koronavirusi e humbte fuqinë dhe nëse ai aktivizohej sërish në oraret që kishte caktuar qeveria???

Siç u pa më vonë, mënyra qesharake me të cilën u menaxhua pandemia, u pasua me humbjen e besimit tek pushtetarët apo edhe tek vetë mjekët që i mbështetën këto masa të paarsyetuara .

A po e thyen ‘shtetrrethimin’ Erion Braçe? Kapet duke bërë sport nga liqeni (VIDEO)

Krahasimi me Gjermaninë

Pandemia ishte një rast për propagandë që shpesh u kthye në boomerang për socialistët. Duke dashur t’i bashkohet korit, që përsëriste refrenin e fitores, deputeti i PS, Ervin Bushati lëshoi një mufkë që provokoi humor në rrjetet sociale dhe ishte provë se në vend të një menaxhimi të përgjegjshëm, situata po përdorej për përfitime politike.

Bushati u shpreh se shteti shqiptar kishte performancë, prej qeverisjes 10 herë me të mirë se Gjermania dhe 50 herë më të mirë se Italia.

“Nga pandemia ne jemi vendi që ka pasur më pak tragjedi në Europë. Ne jemi shtet dhe kemi përgjegjësi. Nuk jemi thjesht kompani, kemi detyrë të shpëtojmë qytetarët dhe të shpëtojë ekonomia. Unë di këtë që sot Shqipëria ka performancë, prej qeverisjes 10 herë me të mirë se Gjermania dhe 50 herë më të mirë se Italia” tha ai.

“Jemi më mirë se Gjermania”/ Rilindasit e kanë humbur, ça thotë Rama s’thotë Bushati (videot)

Mjekët dhe ekspertët përballë virusit të panjohur

Të përfshirë në një situatë të paprecedentë, ekspertët e shëndetit me ose pa dashje u vunë në funksion të propagandës për të justifikuar masat ekstreme të karantinës. Siç tregoi koha, ata nuk kishin asnjë ide se sa do të zgjaste pandemia dhe i shkuan pas politikës së Rilindjes, që shpresoi ta mbante nën kontroll virusin nëpërmjet kontrollit të shifrave, testimeve të pakta dhe propagandës.

Një nga momentet më të vështira si për mjekët, ashtu edhe për pushtetarët ishte pa dyshim ai kur u bë një pyetje e thjeshtë në Syri Tv për Pëllumb Piperon: Kush ishte kryetari i Komitetit Teknik të Ekspertëve?

Mjeku që jepte përditë këshilla në ekran për virusin me të cilin bota përballej për herë të parë, mbeti pa fjalë dhe me përgjigjen e tij tregoi se nuk dinte ta thoshte këtë: “Do t’ju lutesha të mos m’i bëni mua këto pyetje, pasi nuk mund të them më shumë. Bashkë mund të diskutojmë për aspektin teknik, një emër ka, por s’mund t’ua them unë”.

Dr Piperos i mbetet fjala në fyt. Nuk di të thotë kush është drejtuesi i komitetit të ekspertëve (video)

Shembujt e gabimit në parashikime nga mjekët për situatën e panjohur me koronavirusin janë të shumta. Në fund të muajit prill të 2020, mjeku Arben Gjata, i pyetur për një valë të dytë të koronavirusit tha se ajo pritej të vinte në dimër.

Në fakt ndodhi që të vdekurit dhe rastet e infeksionit u shtuan ndjeshëm gjatë muajve të verës: “Shumica e vendeve që flasin për valë të dytë, e kanë fjalën për periudhën e dimrit, kur ka dhe viroza të tjera. Të shpresojmë që deri atëherë të kemi vaksinën. Testet kanë nisur dje në Britani. Do një periudhë 2-mujore për provat klinike dhe pastaj verifikohet nëse është ajo e duhura për të nisur përdorimin e gjerë në popullatë”.

Mjekja neurologe njëkohësisht Kryetare e Komitetit të Ekspertëve për koronavirusin në vendin tonë, Mira Rakacolli, në ABC News, në datën 6 Korrik paralajmëronte uljen e numrit të rasteve me Covid dhe shpresonte në hapjen e kufijve për zhvillimin e turizmit: “Ju e dini që vlerësimet, e sjelljes së njerëzve duken dy javë pasi ka ndryshuar sjellja. Unë shpresoj shumë që javën tjetër, të kemi një ulje të rasteve. Duhet të mendojmë më globalisht. T’i hapim udhëtimet për turizmin e huaj, të vinë turistët. Po të ulen shifrat do hapen kufijtë. Duhet ta shohim shumë më globalisht turizmin.”

Rastet e deklaratave të gabuara, në veçanti gjatë muajve të karantinës nga mjeket dhe specialistët që mendonin se pandemia do të zgjaste shumë pak dhe se masat ekstreme mund t’i jepnin fund përhapjes së virusit janë të shumta.

Në fakt, rastet fatale dhe infeksionet shpërthyen pas karantinës.

Analiza/ Edi Rama ia “ngjiti” koronën Ogerta Manastirliut

Personalizimi dhe më pas braktisja e luftës kundër virusit nga Rama

Në mesazhet që dha çdo ditë të karantinës nga profili i tij në Facebook dhe trasmetimi direkt në të gjitha televizionet, Edi Rama u kthye në pikë referimi për të gjithë qytetarët e vendit, që qëndronin mbyllur në shtëpi. Askush nuk e dinte sa do të zgjasnin ditët mbyllur. Askush nuk mund t’i parashikonte pasojat ekonomike. Askush tjetër nuk kishte fuqinë të ashpërsonte apo zbuste masat ndëshkimore. Të gjithë nuk patën asnjë zgjedhje tjetër vetëm se t’i besonin Edi Ramës.

Rama përdor komitetin e ekspertëve për luftën kundër opozitës

Edi Rama qe i vetmi burim informacioni dhe i vetmi autoritet në vend për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe në kushtet kur pandemia pllakosi të të gjithë globin. Por nga personalizimi ekstrem i autoritetit, Rama bëri një kthesë jashtëzakonisht të fortë kur papritur i “lau duart” me situatën e koronavirusit dhe në fillim të qershorit thjesht njoftoi se nuk do të fliste më për pandeminë.

VIDEO/ Shikoni komunikimin e fundit të Ramës, para se ta braktiste luftën kundër Covid

Nga skenarët e tmerrshëm me qindra të vdekur, Rama nisi të flasë për reformën zgjedhore, për rindërtimin nga tërmeti, për taksat, për Bashën dhe Metën etj etj, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Shembull më të lartë papërgjegjshmërie në Republikën e Shqipërisë përkundrejt pandemisë nuk pati. Mesazhi i tërthortë për qindra mijëra qytetarët, që sakrifikuan për 3 muaj të vështirë ishte se problemi nuk ekzistonte më, apo se situata nuk ishte aq emergjente sa të angazhohej niveli më i lartë i autoritetit qeverisës. Tashmë me pandeminë merrej ministrja Manastirliu.

Në fakt ishte krejt e kundërta. Në momentin kur qe më shumë i nevojshëm për masat ndaj pandemisë, Rama e braktisi këtë çështje.

Fajësimi i qytetarëve

Vdekjet nga Covid-19 në fillim të tetorit po arrijnë në 400 jetë të humbura, ndërsa infeksionet janë në të njëjtat nivele çdo ditë. Rastet aktive janë thuajse 5 mijë në të gjithë vendin.

Sot, kur vendi po përballet me pasojat e koronavirusit, ka një tendencë në rritje të autoriteteve për të akuzuar qytetarët si të papërgjegjshëm. Gjatë muajve të verës, kritikat u përqëndruan tek të rinjtë, sikur këta të ishin edhe përhapësit kryesorë të virusit.

FOTOLAJM/ Evis Kushi do ndëshkojë nxënësit për masat Anti-COVID

Festat, grumbullimet, plazhet, muzika e lokaleve të natës u bënë tabelat e qitjes nga mjekët, specialistët e ISHP-së dhe zyrtarët e qeverisë të cilët e shpjegonin përhapjen e virusit me papërgjegjshmërinë e të rinjve. Ata tregonin me gisht qytetarët si neglizhentë, që përmes takimeve, puthjeve dhe përqafimeve vrasëse, shpërndanin kudo kovidin e pabesë.

Ky shpjegim mund të jetë pjesërisht i vërtetë, por është vetëm njëra anë e medaljes.

Sepse ndryshe nga çfarë propagandojnë autoritetet, qytetarët dhanë prova ndërgjegjësimi gjatë karantinës, kur treguan se ishin të gatshëm të sakrifikonin. Por ishte papërgjegjshmëria nga ana e autoriteteve, kakofonia dhe mesazhet kontradiktore që u bënë shkak për humbjen e besimit si tek qeveritarët, ashtu edhe tek specialistët, të cilët lëshonin gafa dhe bënin parashikime të nxituara. Ishin këto arsyet, që dhanë si efekt zhbërjen e një pike referimi të besueshme në raport me virusin dhe shkaktuan shpërfilljen e rregullave të pandemisë.©Lapsi.al



11 Comments

  1. keni harruar ate Silva Bino qe thoshte, nderkohe qe ne Itali spitalet ishin mbushur me te semure, se nuk kishte akoma prove te kalimit nga kafsha tek njeriu etj etj..

  2. Ka një të vërtetë në propogandën që qeveria përhap, se fajin për përhapjen e coronavirusit e kanë qytetarët që janë të pa përgjegjshëm në respektimin e masave mbrojtëse, distancat , higjenën e përdorimin e maskave.
    Por injorohet shkaku i kësaj të vërtete.
    Shkaku i këtij fenomeni është se në Shqipëri ka humbur fare besimi për këtë qeveri të korruptuar, e qytetarët nga mungesa e besimit tek Rama e lakejtë e tij, bëjnë të kundërtën e atyre që ai thotë.
    Deklaratat kontraverse të këtij kryeministri karagjoz, kanë bërë efektin e kundërt të duhur.
    Po mar një shembull nga tërmeti.
    E beri Rama hero kombëtar një fëmi 11 vjeçar të një familje që pësoi viktima gjatë tërmetit, se ai në panik për të shpëtuar nga tërmeti, u hodh nga kati i dytë i pallatit ku jetonte.
    Po çfarë efekti psikollogjik tek fëmijtë mund të ketë kjo në raste të tërmeteve të tjera ?
    Duke fiksuar në mëndjen e tyre se po të hidhesh nga lartësia e pallateve gjatë tërmetit, qënka një heroizëm i madh që e ka vlerësuar edhe kryeministri i vendit, shëmbullin e atij fëmije mund ta ndjekin edhe shumë fëmij të tjerë.
    Por çfarë rekomandojnë specialistët për kësij rastesh ?
    Krejt të kundërtën.
    Historia e fillimit të pandemisë në Shqipëri, konsiderohet dita kur një i ri që kishte udhëtuar me makinën e tij nga Firince, dhe erdhi në Tiranë, u konsiderua si “pacienti zero”.
    Pra i infektuari i parë.
    Ndërkaq në Lombardi e jo në Firence pandemia po bënte kërdinë e nga zonat më shpërthyese të pandemisë vinin me tragete e avionë me mijra shqiptarë emigrantë pa u verifikuar e testuar.
    Opozita e specialistë e kishin dhënë alarmin për këtë e kërkonin me ngulm që të ndërpriteshin ardhjet e udhëtarëve nga Italia.
    Rama thoshte se në Shqipëri nuk ka asnjë rrezik, e duke izoluar ate që u quajt me naivitet pacienti “zero”,, i ishte prerë rruga e rrezikut “armikut të padukshëm”.
    Nuk kaloi shumë kohë e shpërthyen rastet e shumta, e nga “mungesa e rrezikut” u kalua në veprime donkishoteske.
    E gjithë Shqipëria në karantinë duke mbyllur thuajse të gjitha bizneset e duke lënë hapur fazonërinë bitnesi më i predispozuar në përhapjen e epidemive.
    Kulmi i marrëzisë ishte dalja e tankeve të ushtrisë me armë për të konntrolluar mbylljen e shqiptarëve në shtëpi e shoqëruar me deklaratat e Ramës se mund të ketë deri 15 mijë viktima nga “armiku i padukshëm”.
    Nuk po zgjatem më tej me veprimet e deklaratat kontradiktore të Ramës e qeverisë së tij, se janë pasqyrua kjartë në këtë shkrim.
    Por duke pranuar faktin se në Shqipëri qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar për rrezikshmërinë e kësaj pandemie, po e mbyll me mosbesimin që ka krijuar kjo qeveri me marrëzitë e deklaratave e veprimeve , tek qytetarët shqiptarë.
    Është një fenomen i njohur psiqik që njeriu bën të kundërtën e asaj që thotë një gënjeshtar.

  3. Ahahahaha…shume e gjetur ajo foto e Ramuthit te “Fajesimi i qytetareve”!
    Dhe ajo tjetra me Spirop…in pas kepuce!
    Asgje me teper se mimika e nje deficenti mental.

  4. Një qytetar i shkruan: “Ti mos fol për rininë shqiptare fare. Se ti je delja e zezë për korropsjon në Shqiperi,

    Se ke kaq vite në politik si majtas e djathtas që i ke pirë gjakun shqiptarvet kaq vite. Je president ma i korroptuar në tër boten turp të kesh dhe na del e flet për Moral dhe korropsion, Ku i ke femijet e tuaj me studime në Shqipërinë e varfer apo në London e pasur ?”.

    Një tjetër i shkruan: “Po te ikni ju shkolle vjeter te gjithe nga politika sdo ket me shpopullim hapjuni rrugen rinise zoti meta duke filluar nga ty i pari jep shembullin ti te thyejn qafen edhe te tjerët”.Shpellkaret me gafen e klosit dhe nuk meren me lulushin qe 7here7=42 me kete shumzim ky kerkon voten e shqiptareve qe per 15 nuk e kane votuar

    1. ooooooooo i parmet 14:36, te qifsha robt mu ne pidh se na e shpife kete portal me keto komente copy paste ne cdo artikull o moterqire buzkuq. Ptuuuu ca mut sekti jeni mor ju qifte Jehovai Ramen;)

        1. Ashtu eshte, se ka fajin ky idioti qe ben copy paste por kto shkerdhatat, e Lapsit qe e lejojne nje gje te tille. Eshte shume e lehte nga ana teknike ta parandalosh nje gje te tille.
          Mbase e bejne qellimisht…

  5. A të kujtohet kur më kërkove që të dërgoja njerëzit e mi që me autoblinda të shtypnim tropojanët që urreje?

    A të kujtohet kur u largova nga Presidenca me njerëzit e mi dhe ngele vetëm dhe nga frika që të kapi, fusje gruan e vajzën të më merrnin në telefon e të më luteshin që të kthehesha duke më thënë se Saliu nuk asht mirë nga ana psikologjike?

    Kush e dha urdhrin mbrëmjen e 13 shtatorit kur the duhet të hakmerremi ndaj Fatos Nanos që pastaj e bëre mik? Pse i ndërron vrasësit sipas kohës? Ti je vrasësi i Tropojës”.Roi dhe emu shpellkaret e cecenet e kudo ndodhur me vjen keq per perdhunimin qe ju ka bere salihu me trimat e tij lumneshin dhe gjergjin qe ja u kane perdhunuar femrat e fisit dhe dolet ju te dy kopila shpellkare,shkoni hani supen tani

    1. Shko e pi ilacet or budall e eja lexo shkrimin para se te hedhesh si lopa keto bajgat qe mbledh nga byth e Mender Bazes.

  6. Presidentin tonë nuk e merr njeri seriozisht për asgjë, as për detyrat formale të Presidentit, fjala vjen, kur anulon zgjedhje dhe kur bën dekrete për shtyrje të tyre, e jo më ta marrë seriozisht dikush kur bën mallkime si ato plakat e liga.

    Më së shumti të marrin në telefon njerëz të tij e të thonë “mos ja vë re këto kohë, se nuk është mirë”.

    Dhe në fakt nuk është se e marrim seriozisht dhe nuk duam solidaritet në këtë pikë.

    Për të vetmen gjë që duhet të shqetësohemi është shëndeti i tij mendor.O MeteH u merzit e o shpellkari i loqes se majte te salihut,lexo salihun ti dhe cdo gje vaj e ke,sa handicappate jane shtuar ketu te lapsi

    1. Sheeet…qepe gojen (se bythen nuk ta qepin dot ashtu te shqyer)!
      E di qe te ka pare bytha gazep nga derrmimi qe ti kane bere, por thjesht nuk te takon ty qe te flasesh per shpellkaret si katunar gjysem opinge qe je i katundeve te Mallakastres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *