• |
ide | kryesore

Gas lotsjellës në metrò kundër tifozëve të Steaua: rrëmujën e bëjnë policët rumunë para derbit

-Instant, Sport



Nuk kanë patur mundësinë të zgjedhin stadiumin, por kanë preferuar metronë e Bukureshtit për tu përplasur me njëri-tjetrin. Në stacionin e metrosë “Ștefan cel Mare” në Bukuresht, ultrasit e Steaua Bukuresht janë përplasur me tifozët e Dinamos, para derbit të Liga 3, kategoria e tertë rumune: Dinamo Bukuresht II-Steaua 1-3. Pasaxherët, që ndodheshin në atë zonë, kanë vrapuar të largohen, ndërsa policia ka ndërhyrë me forcë. Disa tifozë pranojnë se në realitet i gjithë kaosi është krijuar nga policët. Ishin rreth 200 tifozë e, sipas disa informacioneve, janë përballur në stacionin e metropolitanës pranë stadiumit të Dinamos. Policia e ka zbuluar dhe ka ndërhyrë.

Kjo është komunikata për shtyp e tifozëve të Steaua Bukuresht: “Policia kthehet të abuzojë! Dashuria për ngjyrat nuk ka kufi. Duke mos pasur mundësinë të mbështesim skuadrën në fushë, tifozët e Steaua kanë dashur të inkurajojnë lojtarët përpara se të mbërrinin në stadiumin e Dinamos. Në ndërhyrjen e tyre të ekzagjeruar, policia ka qëlluar me gas lotsjellës në metrio, një hapësirë e mbyllur plot me njerëz, ku kishte fëmijë, gra e të tjerë që po përdornin mjetet publike në Bukuresht! Për të patur një ide të qartë duhet specifikuar se tifozët nuk ishin të dhunshëm, nuk përdorën materiale piroteknike, kishin maska, nuk sulmonin verbalisht asnjë tjetër, qytetarë, policë apo mbështetës të skuadrës kundërshtare, e nuk kishin armë, edhe pse dikush donte të manipulonte lajmet e publikuara në orët e fundit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *