• |
ide | kryesore

Ish shoqja publikon regjistrimin e fshehtë të Melania Trump : Më lini të qetë

-Instant, Paparazzi, Slider



Stephanie Winston, ish ndihmësja dhe ish shoqja e Melania Trump u bë e njohur në media pas botimit të librit që fliste për kohën që ka kaluar me Melania Trump, “Melania and Me: The Rise and Fall of My Friendship with the First Lady”.

Stephanie ka publikuar së fundmi edhe regjistrimin që i ka bërë Melania-s teksa ka qenë duke folur për fëmijët e ndarë nga nënat në kufi. “Më lini pak rehat dreqin.Unë po rropatem duke punuar për Krishtlindjet që e dini, kujt i plasi për gjërat e Krishtlindjeve dhe dekorimet? Por unë duhet t’i bëj? A kam të drejtë? Ok, dhe i bëj. Dhe u them se jam duke punuar për planifikimin e Krishtlindjeve. Dhe ata thonë, ‘Oh, po për fëmijët që janë ndarë nga familja?’. Më lini pak rehat dreqin. A thoshin gjë ata kur Obama bënte të njëjtën gjë?”, vazhdon të thotë Melania në regjistrimin e bërë pa dijeninë e saj.“Jam përpjekur t’i bashkoj fëmijët me nënat. Nuk pata një mundësi. Duhet që të ndjekësh procesin dhe ligjin”, dëgjohet të thotë më tej. Po ashtu Melania është përlotur ndërsa shprehet se gjithçka që ajo bën nuk përcillet aspak nga media. “Ata nuk i tregojnë historitë, sepse janë kundër nesh, se janë media liberale”, shprehet ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *