• |
ide | kryesore

Juventus do dalë në fushë, Napoli nuk udhëton: Liga e futbollit me bardhezinjtë, do jetë 3-0 në tavolinë

-Instant, F1, Sport



Napoli nuk do të niset për në Torino. Klubi ka vendosur të respektojë vendimin e Agjensisë sanitare lokale. Nëse Lega mendon se mund të luhet, do të bëjë ankimim kundër 0-3 në tavolinë. Juventus-Napoli, tashmë është bërë cështje shteti, me rrezikun për të krijuar një precedent që mund të komplikojë zhvillimin e këtij kampionati. ASL pretendon se napoletanët janë në karantinë: “Të mbrojmë shëndetin e napoletanëve është detyra jonë, nuk duhet të kërkojmë leje”.

Liga e futbollit, në anën tjetër, e quan të vlefshëm protokollin e aprovuar së fundmi: personi pozitiv shkon në karantinë e ndiqet nga Asl kompetente, të tjerët izolohen në qendrën sportive të skuadrës e kryejnë një tampon para ndeshjes me rezultatin që duhet të bëhet i ditur 4 orë para fillimit. Lojtarët negativë dalin e shkojnë të luajnë, pastaj kthehn në izolim e mund të dalin për 14 ditë vetëm për tu stërvitur e për të luajtur ndeshjet.

Për Ligën e futbollit, mund të luhet, duke e quajtur të vlefshëm, për skuadrat profesioniste, protokollin e tyre. Vendimet e Agjensive të vecanta sanitarie lokale ose Rajonale, kanë përparësi, mbi normat sportive, edhe pse është precedenti Salernitana që, me një lojtar pozitiv brenda skuadrës, ka udhëtuar për në Verona e luajti ndeshjen me Chievon. Juventus ka bërë të ditur se do të prezantohet rregullisht në fushë në orën 20,45 me pasojë për Napolin humbjen e ndeshjes 3-0 në tavolinë.

NAPOLI, LOJTARËT NË IZOLIM NË SHTËPITË E TYRE
Lojtarët e Napolit janë në shtëpitë e tyre në karantinë si pkishte parashikuar Asl Napoli 1 pas vendimit për të mos u nisur për Torino. Për nesër e më pas klubi i kaltër ka fiksuar tamponë të rinj. Në Torino, ndërkohë, Juventus është në grumbullim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *