• |
ide | kryesore

Konflikti Tuchel-Leonardo sjell një sulmues: PSG i rrëmben Kean Juventusit

-Instant, Sport



Paris Saint-Germain është shumë pranë të mbyllë tratativën për të marrë në Parc des Princes Moise Kean. Pas ankesave të Tuchel në lidhje me merkaton, drejtori sportiv Leonardo i dhuron një qendërsulmues të ri: do të mbërrijë në huazim nga Everton i Ancelottit ku kishte gjetur pak hapësira. Një profil lojtari për të cilin kishte menduar edhe Juventus, pas mungesës së akordit me Dzeko e para rikthimit të Morata. Kështu, Kean do të ketë mundësinë të kompletojë një repart të nivelit të lartë me Neymar, Mbappé e Icardi.

Kean do të kërkojë të kthehet protagonist në Ligue 1, ndoshta duke shfrytëzuar edhe krosimet e shokut të tij të skuadrës në kombëtaren italiane Florenzi, pas një viti zhgënjyes në Premier League: 29 ndeshje, në të cilën pjesa më e madhe si zëvendësues, e vetëm dy gola. Tani do të jetë sulmuesi i ri i PSG, që ka humbur Cavanin e Choupo-Moting, duke testuar veten në një kampionat të ri.

Një hap i prapa aventura në Angli për sulmuesin që, me bardhezinjtë, kishte treguar një nivel shumë të mirë, aq sa bindi drejtuesit e Everton të investonin 30 milionë euro në verën e një viti më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *