• |
ide | kryesore

Kuçovë: Arrestohet 59-vjeçari për zjarrëvënie në mjediset pyjore

Lajme, Të fundit



Arrestohet në Kuçovë një shtetas 59-vjeçar për zjarrëvënie në mjedise pyjore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas njoftimit të marrë se në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, një person kishte vënë zjarr dhe zjarri kishte dalë nga kontrolli, duke avancuar dhe duke përfshirë sipërfaqe të madhe kullosore si dhe qindra rrënjë ullnj, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorin e zjarrvënies shtetasin R.M, 59 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.

Ky shtetas kishte ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e erës së fortë zjarri ka avancuar më tej dhe për pasojë janë djegur rreth 300 rrënjë ullinj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së shkallë së parë Berat për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” .

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *