• |
ide | kryesore

Lukaku i kujton Manchester United shpejtësinë e ka një idhull: “Conte më ngjiti në një tjetër nivel”

-Instant, Sport



Mes Lukakut e Contes qarkullojnë vetëm komplimente. Edhe këtë herë, në intervistën e belgut për Times, elozhet nuk mungojnë: “Më ka cuar në një tjetër nivel” tregon ai duke iu referuar teknikut të tij aktual. Një takim që mund të ndodhte 6 vjet më parë, kur sulmuesi ishte pranë kalimit tek Juventus i drejtuar pikërisht nga Conte: “Kur më fliste, duke i dëgjuar zërin, kuptova se po ndodhte dicka, kështu që vendosa të mos firmosja”. Nga ai moment, pak më vonë Conte u largua nga bardhezinjtë.

Tani Lukaku është i lumtur tek Inter, meritë edhe e qetësisë që nuk kishte gjetur tek Manchester United: “Të gjithë në klub ishin të sjellshëm, nga presidenti tek stafi i mensës por rreth meje kishte një spirale negative. Ishtë aty që në fillim, ndihej në fjalët “po, por…”. Më quanin të ngadaltë… unë i ngadaltë? Një i ngadaltë nuk shënon një gol si ai kundër Shakhtar Donetsk në gjysëmfinale ose nuk fiton penallti si ajo me Sevilla në finale. Kanë kaluar dy vjet nga United: duam të themi se jam më i shpejtë 27 vjec se kur isha 25? Kjo është ajo kur them kritika të padrejta”.

Duke u kthyer tek Inter: “Në Angli kishte grupime lojtarësh anglezë, francezë etj, ndërsa këtu jemi të gjithë bashkë. Para së gjithash flasim të gjithë italisht, gjuha e përbashkët. Fillimisht i dhashë një dorë Young sepse njihemi nga Premier League, por që kur mësoi italishten mbaroi. Kur stërvitemi Conte flet me Young italisht e ai kupton, përgjigjet në anglisht por kupton gjithcka e për këtë e respektojnë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *