• |
ide | kryesore

Moti i keq/ Bllokohet rruga Bajram Curri – Valbonë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Kukësit njofton qytetarët dhe turistët që duan të lëvizin në aksin Bajram Curri-Valbonë të shmangin këtë rrugë.

Në një njoftim për mediat, policia informon se për shkak të reshjeve të shiut, gjatë mbrëmjes, aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë, është e bllokuar nga rënie e gurëve.

Policia Rrugore bënë thirrje qytetareve apo turistëve që ndodhen në Tropojë, të shmangin lëvizjen në këtë segment rrugore deri në një njoftim të dytë.

Shërbimet e Policisë si dhe firma kontraktuese po punon për hapjen e rrugës.
“Për çdo problem qytetarët që ndodhen në këtë akse të telefonojnë në numrin 129 për t’ju ardhur në ndihmë”, apelon policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *