• |
ide | kryesore

Opozita sjell modelin italian/ Gjiknuri: Tentativa e fundit për të penguar ndryshimet në Kodin Zgjedhor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i është përgjigjur Opozitës së Bashkuar për modelin italian që Bylykbashi pretendon se Italia ka në fuqi ligjin për koalicionet e përbëra me lista të mbyllura e të hapura.


Gjiknuri thekson se pas 3 muajsh kërkimesh të dështuara, PD dhe LSI tentojnë të hedhin hi syve dhe të pengojnë reflektimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.


Ai sqaron se modeli italian s’ka lidhje me Shqipërinë pasi përbëhet nga dy dhoma miks, pra mazhoritar 1/3 dhe proprocional me luista të mbyllura 2/3. Ndërkohë që Shqipëria tashmë do të ketë proporcional rajonal me lista të hapura.

Gjithashtu Gjiknuri i është përgjigjur për kundërshtimin e opozitës që kryetari të garojë në 4 zona zgjedhore, duke marrë shembull pikërisht modelin italian që i lejon kandidatët të garojnë deri në 5 zona zgjedhore.

STATUSI NGA DAMIAN GJIKNURI

Tre muaj rresht, në çdo komunikim zyrtar, në çdo deklarim publik, në çdo mbledhje të grupit negociator të Këshillit Politik i kërkuam opozitës jashtëparlamentare të na sillte në tryezë qoftë edhe vetëm një shembull të një vendi evropian, anëtar të OSBE-së, që zbaton sistemin proporcional rajonal me lista të hapura dhe me koalicione të përbëra siç ata i dëshironin. Pas 3 muaj kërkimesh të dështuara, përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, pak orë përpara seancës parlamentare kur do të shqyrtohen dhe miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor tentojnë të hedhin hi syve të publikut. Deklarojnë se në fund të tunelit kanë “zbuluar” modelin italian. A ka njeri ta besojë se këtyre u kishte shpëtuar padashje e jashtë vëmendjes një model i një vendi mik e fqinj dhe e zbuluan ditën e fundit? Natyrisht që jo! Ata e dinë shumë mirë por thjesht duan të kryejnë tentativën e fundit të dëshpëruar për të penguar e zvarritur reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor dhe të lajnë duart si Ponc Pilati. Për hir të transparencës ndaj opinionit publik, modeli italian është me dy dhoma e miks, pra mazhoritar 1/3 dhe proporcional me lista të mbyllura 2/3 e vendeve. Dukshëm nuk ka lidhje me sistemin që zbaton Shqipëria, proporcionalin rajonal me lista të hapura. Edhe diçka e fundit, për të mos i besdisur qytetarët këtë mbrëmje të diele me debate politike. Meqenëse kërkesa e opozitës parlamentare, e pranuar nga mazhoranca, për lejimin e vendosjes së kryetarit të partisë apo kryetarit të partisë udhëheqëse të koalicionit në listë njëkohësisht në 4 zona zgjedhore u cilësua antidemokratike dhe duke qenë se opozita jashtëparlamentare ka “zbuluar” pas 3 muajsh modelin italian, i ftoj të lexojnë legjislacionin e vendit fqinj mik për të kuptuar se atje ka raste që u lejohen kandidatëve të garojnë edhe deri në 5 zona. Bashkëlidhur gjeni pjesë nga prononcimi im i datës 28 Korrik 2020

7 Comments

  1. O TE QIFSHA ROPT O GJIKNUR . JU KURVAT ME DUKET SE NUK ARRINI YTA KUPTONI SE DOJU SHKERDHEME ME QENE EME MACE KEDO QE ESHTE KUNDRA VULLNETIT TE POPULLIT.
    KUSHDO QE E VOTON NE TURRE TE DRUVE E KA VENDIN . TE MARRI GUXIMIN AI MUSAI DHE KURVAT E TJERA TE LSI POR NESER NUK DO KENI ME KEPUCE DHE VEND KU TE FUTENI . NUK KA XHAMI QE THU BEJE DERMAN.

  2. Kush voton neser mbas qafe e ka . Na ekeni shpif kete vend o horra e te pacipe qe e shisni bythen edhe pa leke .Jeni si ajo nusja me plumbin ne paje . shifni e boni , po qe se ju ka maru buka votoni .

  3. “Cunat problematike” ty te vijne anash!
    Ata madje mund te te kene frike!
    Ti u jep leksione 24 ore po te duash atyre!
    O Damian Kanguri!

  4. DO TE QIME ROPT QE NGA DJEPI E DERI NE VARR O KURVE E KUQE , TU DHE GJITHE KURVAVE QE VOTOJNE NESER . JU NUK ARRINI TA LUPTONI SE MLLEFI POPULLOR KA VAJT ATU KU NUK MBAN MO

  5. Sa ‘ argumente ‘ te spikatura dhe te zgjuara shkruajne keta komentuesit me siper per ate qe thote Gjiknuri.
    Nese sharja me liber shpie eshte argumenti qe ju perdorni per te dhene mendimin tuaj per ceshtjen qe sqaron Gjiknuri atehere mund te them se tipa si puna juaj e meritojne Ramen dhe per nja 10 vite te tjera.
    Gomeret duhet te jene te lumtur keto dite se do degjojne aq shume gomarrliqe nga soji i tyre neper portale sa do ndihen si ne shtepine e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu