• |
ide | kryesore

Rama: Meta është zhytur në fushatë politike

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se Presidenti i Republikës Ilir Meta është zhveshur nga roli i tij dhe është zhytur në fushatë politike.

“Më vjen shumë keq, por është fakt, Ilir Meta është zhveshur plotësisht nga roli i Presidentit dhe njëherë tjetër dhe është zhytur në një fushatë politike për të shpëtuar nga falimentimi shpk-në e Monikës dhe tribusë së tij. Mos prisni asgjë tjetër nga Ilir Meta të paktën deri më 25 prill përveç përshkallëzimit të një retorike që na turpëron ne të gjithëve si qytetarët të këtij vendi që vjen nga goja e presidentit tonë por që nuk duhet të çudisë askënd sepse Ilir Meta është kryetar i shtabit elektoral të opozitës që përdor për këtë, zyrën e Ppresidentit të Republikës”, deklaroi Rama.



2 Comments

  1. Është pikërisht ky kryeministër që sapo erdhi në pushtet , bëri çmos për ta zhveshur presidentin nga çdo kompetencë shtetërore e bile edhe ta shkarkojë ate se i doli në mbrojtje kushtetutës, që e akuton se po bën opozitën ndaj “mazhorancës”.
    Nëse Rama vazhdon ta quajë veten “mazhorancë”, edhe me votat e 2017-s është minorancë kurse me votat e 2019-ës që nuk arriti ti bëjë as 20%, është tamam juntë siç e cilëson Meta..

    Nëse Rama mendon se presidenti po bëkërka “krimin e madh” që i bashkohet kritikave të opozitës, a nuk do të ishte më mirë që duke ju kërkuar falje votuesve , të jepte dorheqjen meqë e propozoi e votoi Metën si kryetar parlamenti e më pas si president ?

  2. Një qytetar i shkruan: “Ti mos fol për rininë shqiptare fare. Se ti je delja e zezë për korropsjon në Shqiperi,

    Se ke kaq vite në politik si majtas e djathtas që i ke pirë gjakun shqiptarvet kaq vite. Je president ma i korroptuar në tër boten turp të kesh dhe na del e flet për Moral dhe korropsion, Ku i ke femijet e tuaj me studime në Shqipërinë e varfer apo në London e pasur ?”.

    Një tjetër i shkruan: “Po te ikni ju shkolle vjeter te gjithe nga politika sdo ket me shpopullim hapjuni rrugen rinise zoti meta duke filluar nga ty i pari jep shembullin ti te thyejn qafen edhe te tjerët”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *