• |
ide | kryesore

Sherr për penalltinë tek Chelsea, Lampard nervozohet: “Ka rregulla, nuk mund të dalësh para të tjerëve”

-Instant, Sport



Për arsye të cuditshme, jeta e Chelsea është gjithnjë më e komplikuar se duhet të jetë. Blues fituan 4-0 kundër Crystal Palace, por edhe këtu Lampard ka në duar një cështje të nxehtë. Këtë herë quhet Tammy Abraham, dëshira e të cilit për të goditur një nga dy penalltitë e fituara nga Chelsea krijoi shkëndija në fushë. Qendërsulmuesi provoi të merrte topin nga duart e Jorginho, ai që është zgjedhur për penalltitë, përpara se të kthjellohej nga këshillat e kapitenit Azpilicueta.

Abraham, që vitin e kaluar shënoi 15 gola në Premier League, sheh tashmë një repart të fryrë, ku të gjithë kanë mundësitë ti marrin vendin si titullar, nga Ëerner tek Havertz. E kuptueshme që anglezi ka dëshirë të shënojë, por kjo nuk do të thotë që hierarkitë mund të kapërcehen pa lajmërim. Kjo është ajo që Frank Lampard e ka bërë të qartë në BT Sport, kur episodi ishte pika më e fortë e diskutimit.

“Èshtë një cështje që e kemi përballur në dhomat e zhveshjes, nuk ka problem, e zgjidhëm. Më pëlqejnë lojtarët me personalitet e nuk më shqetësojnë zënkat e vogla. E vlerësoj dëshirën e tij për të bërë mirë e duke parë performancën e tij meritonte të shënonte, por këto janë rregullat. Nuk mund të dalësh para të tjerëve në cdo moment, përvec se kur me atë penallti mund të bësh tripletë. Jemi të gjithë dakord për faktin që vendos unë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *