• |
ide | kryesore

Video/ Conte nuk mban hapin e Atalantës: barazim në Olimpico mes tensioni

-Instant, Sport, Video



Përfundon 1-1 sfida në Olimpico mes Lazio e Inter, e vlefshme për javën e tretë të Serie A. Zikaltrit kaluan të parët në avantazh me golin e Lautaro Martinez në pjesën e parë, por u arritën në goditjen me kokë të Milinkovic-Savic pas rifillimit. Në një finale të tensionuar, skuadrat e mbyllën me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Immobile në fillim e Sensi më vonë. Hapi i parë fals për Conte, që nuk mban dot hapin e Atalantës.

Në 2020, Lazio është skuadra që ka fituar më shumë pikë nga situata të disfavorshme (20) në të 5 kampionatet më të mirë të Europës. Duket se Sergej Milinkovic-Savic është ndëshkuesi i Inter, duke qenë si i ka shënuar tre gola në katër sfidat e fundit kundër zikaltërve në Serie A.

Nuk mjafton këtë herë për Conte argjentinasi Lautaro Martínez që ka shënuar, për herë të parë në Serie A me fanellën e Inter, në tre ndeshje radhazi. Pasi kishte shënuar 1 gol në 6 ndeshje të kampionatit, Lautaro ka shënuar rregullisht në tre të fundit. Është përmirësuar në statistika sulmuesi që, në 2018/19 e në 2019/20 kishte shënuar një gol në tre takimet e para, ndërsa tani llogarit 4 gola në 5 ndeshjet e fundit në Serie A.

ITALY – SERIE A

Atalanta 5 – 2 Cagliari
Benevento 1 – 0 Bologna
Lazio 1 – 1 Inter
Parma Calcio 1913 1 – 0 Hellas Verona



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *