• |
ide | kryesore

Video/ E pabesueshme në Qipro: formacionin në fushë e zgjedhin… tifozët

-Instant, Sport, Video



Në një moment të vështirë për shkak të koronavirus, shumë skuadra mendojnë për ide të reja për të afruar shoqërinë me tifozët. Një shembull i paprecedentë vjen nga Qipro dhe është Apollon Limassol, që do ti japë tifozëve mundësinë të zgjedhin formacionin titullar në miqësoren-derbi të 9 tetorit në 17.30 kundër Aris Limassol në Stadiumin Tsirion.

Tekniku i bardhebluve, Sofronis Avgousti, ka folur për nismën në medium.com: “Si klub duam të kemi një lidhje speciale me tifozët tanë e dëshirojmë që këta të ndihen të përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Duke nisur nga kjo miqësore do ti japim tifozëve mundësinë të më ndihmojnë mua e skuadrën. Shpresoj që ta vlerësojnë këtë mundësi e faktin që e marrim parasysh mendimin e tyre”.

Propozimi është bërë në bashkëpunim me aplikacionin Socios.com. Alexandre Dreyfus, themelues i shërbimit, ka shprehur opinionin e tij mbi këtë inisiativë unike, duke e përshkruar si një ‘para e pas’ në futboll: “Klubet sportive nuk janë asgjë pa tifozët e tyre e Apollon po i jep atyre besimin maksimal në përzgjedhjen e formacionit edhe pse bëhet fjalë vetëm për një miqësore. Tifozët e Apollon që zotërojnë ‘Fan Token’ (monedha virtuale që blihen në platformë) mund të votojnë përmes aplikacionit Socios.com të 11 lojtarët që duan të rreshtojnë në fushë e taktikat. Ky është lloji i raportit që kemi ëndërruar gjithnjë mes klubit e tifozerisë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *