• |
ide | kryesore

Video/ Mourinho, stuhi në Old Trafford: portugezi luan tenis me ish-skuadrën e tij

-Instant, F1, Sport, Video



Ardhja e Jose Mourinho në Old Trafford nuk është kurrë një takim i cfarëdoshëm. Special One di të bëhet i tillë në të gjithë rastet, sidomos kur nga aty e kanë larguar si të padëshiruar. E hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë: gati dy vjet nga largimi i tij, portugezi mbërrin në Manchester me Tottenham dhe shkakton një stuhi që Solskjaer e tifozët e United do të mbajnë mend gjatë: 1-6 me rikuperim dhe spektakël i Son e Kane.

E të mendosh që Manchester pati startin ideal me golin e shpejtë të Bruno Fernandes me penallti, pas vetëm katër minutash. Ndoshta të gjithë do ishin tronditur nga një fillim i tillë, sidomos po të kesh parasysh se luhej në Teatrin e Ëndërrave, por jo skuadra e Mourinhos. Përgjigja erdhi pas tre minutash me Ndombele, njeriu i shumëkërkuar në merkato, por që portugezi tenton të mbajë fort.

Nga aty, ka vetëm Spurs në fushë dhe ndonjë inisiativë të brishtë të Red Devils, që pasditen e sotme kishin harruar “në ferr” paraqitjen e frikshme. E megjithatë, episodi vendimtar i ndeshjes është i gjithi në minutën e 30, kur sapo Son kishte shënuar përmbysjen, me golin e dytë. Provokimi i Lamela gjeti viktimë Martial, që u ndëshkua me karton të kuq: nuk është e udhës të luash me një lojtar më pak kur je duke u mundur nga skuadra e ish-trajnerit që kërkon shpagim.

E kështu, vetëm dy minuta më pas Harry Kane mposht për herë të tretë De Gean, duke nisur të krijojë tek kundërshtari ndjesinë e panikut për një rezultat që duket sikur po precipiton. E në fakt është pikërisht kështu, sepse as pesë minuta dhe shifrat ndryshojnë përsëri: këtë herë është Son që shpartallon prapavijën e United, duke shënuar edhe golin e katërt.

Nuk kanë fund vuajtjet e Manchester, edhe pse Solskjaer u mundua të limitojë dëmet, duke u kujdesur për ti dhënë prioritet mbrojtjes, të paktën për të mos pësuar më. Por nuk ndodh kështu, sepse në minutën e 51 Aurier bën 1-5, ndërsa 11 minuta nga fundi Kane siguron dygolëshin personal, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *