• |
ide | kryesore

“3-0 në tavolinë do ishte fyese. Gati të gjithë ankimimet”: avokati i Napolit nis betejën

-Instant, Sport



“Më indinjon që dikush mund të mendojë se Asl kondicionon kampionatin”. Ky është sulmi i fortë i avokatit të Napolit Mattia Grassani në mikrofonët e Radio Anch’Io Sport në Radio 1 Rai në lidhje me mungesën e zhvillimit të ndeshjes me Juventus mbrëmjen e djeshme në Allianz Stadium të Torinos. “I vetmi interes është ai për shëndetin e njerëzve, besoj se ai i Asl ëhstë një rol primar që edhe ministria e shëndetit e njeh “, ka shtuar ai. “Nuk është Napoli që ka zgjedhur të mos shkojë në Torino – nënvizon Grassani – nëse Napoli do të shkonte në Torino do të ekspozohej ndaj një përgjegjësie penale e rreziqeve sanitare. Nëse nesër Gjykatësi sportiv vendos ti japë 3-0 fitoren në tavolinë e një pikë penalizim Napolit, sporti do të humbiste një rast të rëndësishëm për të dhënë një sinjal ndryshe. Napoli nuk pati zgjedhje, lojtarët ishin gati të niseshin”.

“Në këtë moment nuk janë kushtet por sigurisht duhet marrë në konsideratë predispozita e një plani B ose vlerësimi i një formati ndryshe të kampionatit ashtu si është bërë në kategoritë inferiore në fund të sezonit 2020 e si ka bërë Uefa për të përfunduar Champions e Europa League”, ka shtuar Grassani në lidhje me rrezikun për një ndalim të kampionatit pas mungesës së zhvillimit të ndeshjes me Juventus.

“Protokolli që kujton qarkoren e 18 qershorit stabilizon se në rast të kontakteve të ngushta, ai që vendos se cfarë lloj karantine duhet bërë, është Asl territoriale. E nuk e kuptoj si mund të jetë ndryshe”, ka shpjeguar avokati i napoletanëve. “Me këtë protokoll Asl kanë juridiksionin ekskluziv për vendimmarrjen e lejimit apo anullimit të ndeshjeve”, ka përfunduar ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *