• |
ide | kryesore

Arsenal në krizë të thellë ekonomike: shkurtohet vendi i punës i maskotës

-Instant, Sport



Kriza ekonomike për shkak të emergjencës pandemike të Koronavirus ka goditur rëndë Arsenal e të gjithë ata që punojnë tek Gunners. Në këtë rast, e ka pësuar një figurë që prej 27 vjetësh shoqëron ndeshjet e londinezëve: Gunnersaurus, maskota zyrtare e klubit.

Për të përballuar krizën ekonomike, sipas asaj që bëjnë të ditur mediat mes të cilëve edhe The Athletic UK, Arsenal ka vendosur të heqë dorë nga maskota, që për 27 vjet ka qenë shoqëruese e skuadrës e ka përfaqësuar një simbol të vërtetë të Londrës me besim ‘Gunners’. Lamtumirë, ose ndoshta mirupafshim Gunnersaurus, që sheh ti shkurtohet vendi i punës për shkak të nevojave të bilancit, duke u konsideruar si një figurë jo esenciale brenda klubit.

Shpresa, e tij dhe tifozëve, është që kur situata të ndryshojë, duke u kthyer në normalitet, maskota mund të kthehet në vendin e tij, të mbështesë Arsenal dhe ti japë zbavitje tifozëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *