• |
ide | kryesore

Arsyeja pse Demi Lovato i dha fund fejesës së saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Telashet mes çiftit filluan kur atyre iu desh të fillonin punën sërish, por burime pranë E!News thonë se këngëtarja e “OK Not to be OK” e ka humbur besimin tek ai dhe se familja e miqtë e saj të ngushtë e paralajmëruan për këtë.

Aktorët filluan lidhjen në mars dhe ishin të izoluar së bashku në shtëpinë e Lovatos. Në korrik, Ehrich i propozoi asaj për fejesë në Malibu. Pas gjashtë muajsh njohje bashkë, një burim për People theksoi se ata u ndanë nga njëri-tjetri. Fotografitë e tyre së bashku janë fshirë në secilën prej llogarive në rrjetin social, Instagram. Marrëdhënia e ish-çiftit supozohet se shkoi ‘drejt greminës’ kur Max ishte gati të fillonte filmimin e një projekti të ri në Atlanta, Georgia.

E!News raportuan më 25 shtator, duke cituar një burim. “Ata po grindeshin shumë dhe Demi nuk donte që ai të shkonte pa të”, potencon burimi. Sidoqoftë, me tensionin midis tyre, Lovato e la atë dhe u kthye në shtëpi në Los Angeles.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *