• |
ide | kryesore

Balla-Metës: Mazhoranca do t’i lajë hesapet me presidentin më 25 prill

Lajme, Të fundit



Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është kthyer Metës lidhur me zhvillimet e fundit politike.

Balla thekson se ai vetë shpreson që të jenë të vërteta SMS-të që do të lëshojë mandatin e Presidentit, dhe ta lërë vërtet postin.

Ndërkohë ai thekson se edhe hesapet me Metën mazhoranca do i lajë më 25 prill, pasi shton se ka lënë mantelin e Presidentit dhe është hedhur në llucën e ish-partisë.

“Dhe nuk dua të bëj diversion brenda opozitës, këtu janë formuar disa parti, më vjen shumë keq për çfarë znj.Hajdari bëri sot në këtë seancë. Nuk i takonte. Të bëjë atë shfaqje që nuk i bën nder. E ka bllokuar Saliu, Luli, Muli, nuk bllokohet Kuvendi kështu.

Ky është një nga vendimet më të rëndësishme historike. Sipas Kushtetutës. Kodi Kalon me 3/5, këtu e dhanë mbështetjen 2/3.

Ne duhet të rikthehemi tek çështjet e tjera të rëndësishme.

Shumë e domosdoshme që të kemi dhe anëtarin e 3-të të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese. Edhe ligjin për Presidentin, do e mundësojmë, nuk di të them se kemi përgjegjësinë tonë.

Kjo nuk lidhet me devijimet mendore të Presidentit, që dalin me forma qesharake. Që s’i bëjnë nder askujt që mban postin e Presidentit. Duhet të rregullojmë marrëdhënien mes Presidentit, Kuvendit e institucioneve të tjera.

Sot Ilir Meta është një person i cili nuk mund të jetë President i shqiptarëve. Një njeri që ka lënë mantelin e presidentit në garderobë, dhe është hedhur në llucën e asaj çfarë ka mbetur nga ish-partia e tij, me shpresën se mund të peshkojë ndonjë person që ende s’e ka kuptuar çfarë përfaqëson Meta.

Kjo është diçka që, hesapet me Metën historikisht do të lahen më 25 prill. Uroj që thashethemet që çon me sms se do lëshojë mandatin, t’i bëjë realisht. Në krye të shtetit shqiptar në 2020 duhet një president mbi palët, dhe të bëjë detyrën. Por fillimisht na duhet ligji pë Presidentin.

Edhe ligji për audiovizive, do japim një shembull model, dhe luftën me lajmet e rreme po e bën çdo vend. Pasi lajmi po shpërdorohet për denigrim”, tha Balla.



9 Comments

  1. Pupupupu

    Me ket model koke ky
    Shkon ne takime ne bruksel

    Eurot i ka bo,

    thjesht s’po gje dot kirurg zvicerian ma ja mor persiper ket transplant koke

  2. TANI MERRINI QIJIN EDHE NE BYTHE SE PAK E KANE . KUJTOJNE SE DO FITOJNE IDIOTET .POPULLI PO MBYLLTE NJE SY PER KORRUPSIONIN E TYRE NESE BENIN NDRYSHIMET QE KERKONTE AI . TANI AS NE ENDERR NUK FITOJNE ME KETA .

  3. Ketij qeni lepires nuk mund ti thuash as ik q…hu, sepse nuk e q…kush! Kuptohet qe eshte gjuha e kurves se shqipes qe ja jep qenit te librazhdit per lehje! Dhe qeni, si qen qe eshte eshte besnik i kryeqenit Idiote si ky kane punen me te lehte ne bote ate te lakejt,qe perserit llapalehjet e kryeqenit. Oo! Me qe ra fjala per qente; si ishte ajo vjedhja e parave te fondit per te blere qen kerkimi ne reste termetesh, qe ju qente e ridhjerjes ja shperndate tufes tuaj te qeneve. Nuk keni dhene akoma pergjigje o qen rrugesh per kete skandal, o qeneri!!!!

  4. Presidentin tonë nuk e merr njeri seriozisht për asgjë, as për detyrat formale të Presidentit, fjala vjen, kur anulon zgjedhje dhe kur bën dekrete për shtyrje të tyre, e jo më ta marrë seriozisht dikush kur bën mallkime si ato plakat e liga.

    Më së shumti të marrin në telefon njerëz të tij e të thonë “mos ja vë re këto kohë, se nuk është mirë”.

    Dhe në fakt nuk është se e marrim seriozisht dhe nuk duam solidaritet në këtë pikë.

    Për të vetmen gjë që duhet të shqetësohemi është shëndeti i tij mendor.

  5. Nje mashtrues te pafytyrë si Balla zor se gjen. Pse mos t’i bjerë me top, kur gjen shesh t’a bëjë përshesh?!

  6. Deri ime keni henger XXX nga nje tepsi, uroj qe njeri nga ju treshja XXXXX te iki per lesh bubi e i marrshi me vete te gjithe zagaret, servilet, hipokritet, hajdutet, oligarket me vete. Me nje fjale shkofshi ne ferr!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *