• |
ide | kryesore

Bëri zgjedhje pa opozitën si Rama, Vuçiç prezanton qeverinë e re të Serbisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Progresive e Serbisë ka zhvilluar një takim që ka zgjatur më shumë se 2 orë lidhur me qeverinë e re. Presidenti i vendit Aleksandër Vuçiç do të shpallë vendimin për kryeministrin e ri dhe përbërjen e qeverisë së re në orën 8.

Sipas medias serbe “Blic“, kryeministrja aktuale Ana Brnabić do të jetë mandatarja për qeverinë e re, megjithatë pritet që lajmi të konfirmohet nga vetë Vuçiç.

Pas mbledhjes, Vuçiç ka lënë të kuptohet se shumë nga kabineti i tij qeverisës do të “fshihen” dhe do të lihen pa një post në qeverinë e re.

“Ka pasur shumë korrupsion dhe shumë kanë bërë keq ose nuk kanë punuar fare. Prandaj, unë do të rekomandoj më shumë ndryshime sesa pritej,”– deklaroi Vuçiç.

Partia e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, Partia Përparimtare Serbe, SNS në zgjedhjet e përgjithshme të 21 qershorit, mori 63 përqind të votave, ndërkohë që procesi u bojkotua nga një pjesë e madhe e opozitës.



1 Comment

  1. Cfare gazekari je ti mor loqe,ketu u bene zgjedhjet lokale pa opoziten e salihut se ky i fundit i kercenoje per tu larguar,ne serbi ka bere zgjedhjet parlamentare o loqje gazekar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *