• |
ide | kryesore

Bllokon foltoren/ Hajdari : Në këtë sallë bëhen vetëm pazare, ndaleni këtë turp

Lajme, Të fundit



Në seancën ku pritet të votohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, deputetja Rudina Hajdari ka bllokuar foltoren duke kërkuar të ndalet seanca dhe të mos votohen ndryshimet në kodin zgjedhor. Hajdari kujtoi se në Kovend janë bërë pazare dhe janë mashtruar shqiptarët.

“Flas sot për ata shqiptarë që janë treguar se shumë më të mençur se sa shumë nga njerëzit këtu në këtë sallë. Ata e dinë shumë mirë se në këtë sallë ka vetëm mashtrime, këtu bëhen vetëm pazare. Mos harroni asnjëherë këtë gjë”, ka thënë deputetja Hajdari. Në diskursin e saj me tone të ashpra, Hajdari ka bërë thirrje për reflektim që të hapen listat.



8 Comments

    1. Ti moj vajzë injorante turpërove edhe babain tënd pëveç vetes.T’i s’e meritoje të ishe në listën e PD për deputete në 2017 e megjithatë ti tradhëtove Bashën.Në histori do njihesh si e pabesë , kjo nofkë s’do të shqitet kurrë.

  1. Kur pashë Rudinën që e ngriti lartë zërin në protestën e saj e Valterin që u duk sikur do të bënte boks me Gjiknurin, thashë se më më fund e paskan kuptuar këta farë “opozitarësh” që është e kotë të luash rolin e deputetit opozitar me ripjelljen e krimit e në shenjë proteste do të largoheshin nga Kuvendi kur të votohej marrëzia e fundit e Ramës.
    Jo mor jo, nga qetësia me të cilën Rama luante me gazetarët jashtë Kuvendit, ma ndjeu se i kishte bërë pazaret me kohë se sa vota kishte blerë, prandaj edhe iku nga Kuvendi.
    U largua Rama e Gjiknuri e sikur mungonin edhe deputetë të tjerë të PS, e rezultati i votimit ishte 97 deputetë për Ramën.
    Nëse vërtetë “opozitarët” kishin vendosur që të dështonin këtë seancë “të turpëshme” siç e cilësoi Rudina, ato 15 që votuan kundër, normalisht që duhej të largoheshin nga kjo seancë, për të parë shqiptarët se cilët janë konkretisht deputetët e blerë nga Rama.
    Por druaj se në pazarin e votave të tyre, është rënë dakord që 15 të dalin kundër, 5 të abstenojnë e të tjerët të prodhojnë një “shumicë” në vartësi të parave të mara..
    Edhe me pragun 1% që lejoi Rama, nga deklaratat se partitë e vogla janë vetëm për të prishur punë, duhet ta kishin kuptuar edhe të 15-tët, se asnjeri prej tyre nuk ka për ta parë më mandatin e deputetit e që sot i morën jo vetëm valixhet, por edhe neverinë e gjithë elektoratit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *