• |
ide | kryesore

Chiesa është i Juventus: sulmuesi kryen vizitat mjekësore në Firence

-Instant, Sport



Në kampin bardhezi është dita e madhe e Federico Chiesa. Vizitat mjekësore në Firence për sulmuesin e Fiorentinës, që do të mbërrijë në Torino me formulën e huazimit dyvjecar: 2 milionë euro për të parin e 8 për vitin e dytë. Detyrimi i blerjes i fiksuar për 40 milionë plus 10 bonus, me këtë të fundit që do të nisë nga sezoni 2021/2022, mbi kushtet specifike të sezonit të parë në bardhezi të lojtarit: vendosja e Juves mes 4 të parave të kampionatit, arritjen e 60% të prezencave totale me Chiesa në fushë për të paktën 30′ ose me arritjen e 10 golave e 10 asist.

Kështu, gjithcka gati për transferimin në bardhezi të Federico Chiesa. Për sulmuesin u hap rruga, vetëm pas akordit të Juventus me Bayern Mynih për huazimin e Douglas Costa e me Lion për De Sciglio, duke kursyer 10 milionë euro në paga. Pirlo do të ketë kështu në dispozicion një nga të rinjtë më interesantë të futbollit italian.

Largimi i De Sciglio ka bërë që Juve të provojë të bëjë një goditje në të majtë, duke i kërkuar Chelsea një mes Marcos Alonso e Emerson.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *