• |
ide | kryesore

Denoncimi i PD: Disa mësues të shkollave fillore në Kombinat të infektuar me COVID-19, qeveria s’ka marrë asnjë masë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike deklaron se disa mësues të shkollave fillore në Kombinat janë infektuar me COVID-19, ndërkohë që nuk po merret asnjë masë nga Ministria e Shëndetësisë. Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa thotë se në Shkollën 9-vjeçare “Shyqyri Peza” janë të infektuar 4 mësues, në shkollën e mesme “Myslym Keta” një klasë është e karantinuar. Sipas saj, një mësues matematike dhe një mesuese fiskulture janë të infektuar dhe deri më tani nuk janë zëvendësuar. Zhupa thekson se të gjitha instancat mundohen ta fshehin duke rrezikuar shëndetin e nxënësve, mësuesve të tjera dhe familjarëve të tyre. Ajo i bën thirrje ISHP të reagojë dhe të marrë masat e nevojshme për mos kthimin në vatër infektimi për banorët e Kombinatit.

Reagimi

COVID-19 në shkollat e Kombinatit dhe Ministria e Arsimit nuk merr asnjë masë, por të gjitha instancat mundohen ta fshehin duke rrezikuar shëndetin e nxënësve, mësuesve të tjera dhe familjarëve të tyre.
I bëj thirrje ISHP të reagoj dhe të marri masat e nevojshme për mos kthimin në vatër infektimi për banorët e Kombinatit.

Konkretisht nga të dhënat që dega 6 e Partisë Demokratike ka marr nga interesimi i vazhdueshëm me prindërit, mësuesit dhe vetë nxënësit rezulton se:
Në Shkollën 9-vjeçare “Shyqyri Peza” janë të infektuar 4 mësues. Në shkollën e mesme “Myslym Keta” një klasë është e karantinuar. Një mësues matematike dhe një mesuese fiskulture janë të infektuar dhe deri më tani nuk janë zëvendësuar.

Drejtuesit që urdhërojnë heshtjen duhet të shkarkohen e të hetohen. Zgjidhja afatgjatë është ajo e ofruar nga Partia Demokratike që vazhdojnë me paaftësinë dhe moskokëcarjen për tju shërbyer njerëzve ta injorojnë:
Sigurimi i kushteve higjeno – sanitare të domosdoshme për në kohë pandemie e në reapektim të protokollit të sigurisë

Sigurimi i mjeteve mbrojtëse falas për mësuesit e për nxënësit (maska, dezinfektantë). Dezinfektimi i shpeshtë, të cdo shkolle, sic edhe protokolli i sigurisë e kërkon.

Testimin serologjik dhe testimin periodik me tampon për të gjithë mësuesit në të gjithë vendin; Cdo ditë e vonuar nga zbatimi i këtyre masave është kosto për qytetarët.



1 Comment

  1. Kjo fjala “denoncim” ka ngel kot neper keto lajme koti. Qe nga koha e sales atehere qe thoshte “denancim”. Mund te ishte informim, publikim, njoftim. Ne vend te bejme pak para kemi mbet akoma tek zhargonat e luftes se klasave .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *