• |
ide | kryesore

Deputeti Donzhuan gjen “zgjidhjen” si të mbrojmë detin nga Greqia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pak kohë më parë deputeti i të ashtuquajturës “opozitë e re”, Kostaq Papa u bë i famshëm pas një fjale të mbajtur në parlament ku rrëfeu se kishte qenë shumë i shkathët në rini me femrat kur në kokë kishte kaçurrela dhe i qeraste ato me pije të shtrenjta. Por Papa tashmë i ka hyrë punës me kokë dhe ka gjetur një çështje të rëndësishme të cilës ka vendosur t’i gjejë zgjidhjen: marrëveshjes së detit me Greqinë.

Besojeni ose jo, por Papa ka dërguar edhe një projektligj në Parlament të shkruar me një gjuhë akoma më të keqe se letrat që ai ka shkruar për femrat në rini.

Titulli i projektligjit është “shpallje si det historik të detit të Gjirit të Sarandës, Butrintit, Ksamilit, Himarës, Borshit, Qeparoit, Papasës”.

Në nenin 1 shkruhet tekstualisht: “Deti i Gjirit të Sarandës, Butrintit, Ksamilit, Himarës, Borshit, Qeparoit, Palasës, përmnush kushtet e detit historic dhe shpallet Det Historik”.

Në nenin 2 ai nuk ka harruar të vendosë së “ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare”.
Papa e argumenton propozimin me dëshirën se shpallja “Det Historik”, do të eliminojë rrezikun që tradhtarët t’a shesin detin te “vendet fqinje”.

“Projektligji synon të mbyllë spekulimet në lidhje me problemet që janë shfaqur nga kërkesa e shtetit fqinj për delimitimin e ujërave detare dhe shtrirjen 12 milje të kufirit detar në Detin Jon,” – thuhet në relacionin e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë.

“Në këto hapësira ujore detare shqiptare kanë ndodhur ngjarje të rëndësishme historike botërore, rajonale e kombëtare,” – vijon më tej argumentimi, para se të rendisë një numër ngjarjesh, të cilave propozuesi iu është referuar në tërësi si “historike”, të tilla si zbarkimi i Eneas dhe luftëtarëve të mbijetuar të Trojës në Butrint para se të vijonin udhëtimin epik për themelimin e Romës, zbarkimi i Jul Cezarit në Palasë gjatë luftërave civile, betejat e Karl Anzhuinit apo betejat me “piratin e detit Haxhi Dauti”.

Duhet t’ja saktësojmë deputetit se Haxhi Dauti ka qenë një këngëtar i njohur në vitet ’90 ndërsa pirati të cilin përmend ai quhet Haxhi Aliu nga Ulqini.

N.Lameborshi: HAXHI ALIA – DETAR I SHQUAR ULQINAK‏ | Lajme me te fundit nga Ulqini dhe rajoni
Sipas Papës, “ky projektligj mbyll përfundimisht mundësinë e matjeve të gabuara e me shumë përthyerje në detin e Gjirit të Sarandës dhe çon vijën e ujërave tona në koordinatat e duhura”.

Deputeti Kostaq Papa kishte numrin 46 në listën e Partisë Demokratike për qarkun Tiranë ku zgjidhen gjithsej 34 deputetë. Ai zëvendësoi deputetin Sali Berisha në maj 2019 pasi ky i fundit dha dorëheqjen nga Kuvendi i Shqipërisë bashkë me deputetët e tjerë të opozitës.



5 Comments

  1. NgaterrImi mbiemrit Alia te piratit detar ulqinak pa ndonje rendesi.

    Argumentet e shpalljes Det Historik nga Karaburuni ne Sarande jane te Shumta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *