• |
ide | kryesore

Infarkt për Renè Higuita, Kolumbia në alarm! I biri Andres përgënjeshtron: “Vetëm një kontroll”

-Instant, Sport



Kolumbia është e gjitha në panik, pasi mësoi lajmin se lavdia kombëtare e futbollit, një prej lojtarëve më të famshëm të historisë, René Higuita, ishte goditur nga infarkti. Pikërisht ndaj këtyre zërave, ka ndërhyrë i biri i ish-portierit, që ka sqaruar se bëhet fjalë vetëm për kontrolle përkujdesi.

Andrés, i biri i Rene, ka publikuar një video në rrjetet sociale për të sqaruar situatën. “Mirëmbrëma të gjithëve. Pak minuta më parë është shfaqur një lajm që thoshte se babai im kishte patur një sulm në zemër. Duhet të saktësoj se kjo është krejtësisht false”, ka thënë ai.

Andre ka vazhduar më pas: “Im atë është në Puerto Berrío, ku ndodhet për të kryer një elektrokardiogramë si një kontroll rutinë. Ju falenderoj të gjithëve për shqetësimin tuaj”, përfundoi djali i ish-portierit legjendar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *