• |
ide | kryesore

Ish e fejuara e Gabriel Garko-s: Do tregoj gjithcka

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori italian Gabrielo Garko, së fundmi  deklaroi publikisht se është homoseksual.

I ftuar në ‘Grande Fratello Vip’, aktori, përmes një letre të shkruar për Adua Del Vesco , me të cilën ka patur një fejesë , zbuloi disa detaje të marrëdhënies së tyre si dhe orientimin e tij seksual.Sipas mediave italiane, menjëherë pas kësaj ngjarje ,Adua Del Vesco është shprehur se dëshiron të heq një barrë nga vetja, që e ka mbajtur për shumë kohë. “Për vite me radhë, njerëzit rreth meje më kanë parë të vuaj për të tjerët. Tani ka ardhur fundi. Unë nuk mund të mbaj peshën e problemeve të të tjerëve. Më vjen keq, por kam bërë aq shumë për të tjerët.Kam hequr dorë nga vitet më të mira të jetës sime për të mbuluar të tjerët. Kam arritur në një pikë që unë s’do të jap asgjë për njerëzit që nuk mendojnë për mua. E rëndësishme është që unë të ndjehem mirë me veten time” , tha Adua.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *