• |
ide | kryesore

Jepet çmimi Nobel për Mjekësi për mjekët që zbuluan virusin që shkakton Hepatitin C

Lajme, Planet



Dy shkencëtarë amerikanë dhe një britanik, Harvey J Alter, Michael Houghton dhe Charles M Rice janë shpallur fitues të Çmimit Nobel për Mjekësi në vitin 2020. Shkencëtarët u vlerësuan për punën e tyre  në identifikimin e virusit të Hepatitit C, i cili shkakton cirrozë dhe kancer të mëlçisë.

Asambleja e Nobel në një deklaratë ka thënë se shkencëtarët do të fitojnë  çmimin prej 10 milion kuronash Suedeze (1,1 milion dollarë). Zbulimi i virusit që shkakton Hepatitin C bëri që të arrihet kuptimi më i thellë për hepatitin kronik, duke krijuar ilaçe të reja dhe të shpëtojnë mijëra jetë. Çmimi vjen në një kohë tejet kritike dhe të rëndësishme për mjekët, duke pasur parasysh vëmendjen shtesë të sjellë nga koronavirusi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *