• |
ide | kryesore

Juventus-Napoli, precedenti që rrezikon të përplasë botën e futbollit me atë të politikës

-Instant, Sport



Nga njëra anë ministri Spadafora e në tjetrën presidenti i Figc Gravina e presidenti i Lega Serie A Dal Pino. Takimi i dyfishtë i krerëve të lartë të sportit e futbollit që ka si objektiv, të kuptojë si të përballet me cështjen e Juventus-Napoli e si pasojë edhe atë të protokollit të ndjekur deri në këtë moment. Një protokoll që tashmë nga të gjithë është konsideruar i vjetër e i kaluar e që kështu i bie të ndryshohet. Që kur shpërtheu cështja “Napoli” ka patur kontakte shumë intensive mes botës së futbollit e asaj të politikës, por nuk është arritur në një pozicionim të përbashkët. Përkundrazi. Përplasja është rritur vazhdimisht.

Futbolli është reshtuar kundër vendimit të Asl kampane për të bllokuar Napolin në prag të nisjes drejt Torinos. Një përplasje që është bërë tashmë e ashpër. Por ministri Spadafora ka përsëritur atë që është shkruar në dokumente, ose më saktë: “Autoriteteve Sanitare Lokale i kërkohet një përgjegjësi e qartë e një veprim vigjilues”. Asl-ve i takon, të respektojë një ndalim transferte kur situata është e tillë. Për shembull kur është në fuqi një lockdoën rajonal ose kur rastet janë shumë e terapitë intensive plot.

“Qeveria” e topit, nga ana e tij shpjegon se është hedhur poshtë një protokoll i vleftësuar nga CTS. Një precedent, në këtë sens, është ai i Crotone-Milan me Asl e Milanos që kishte tentuar të ngrinte dyshime. E gjitha ishte zgjidhur me një telefonatë me Lega Calcio.

Tani gjithcka do të përfundojë përballë një Kolegjiumi Garancie në Coni (komiteti olimpik italian) që përfaqëson gradën e fundit të Gjykatës Sportive. Në fund është edhe kapitulli datë, nëse ndeshje do të duhet të rikuperohet: e vetmja mundësi është në 13 janar 2021 që futet mes 4 ditëve të Inter -Juve e 8 të Superkpës Juve-Napoli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *