• |
ide | kryesore

Koalicion PS-LSI pas zgjedhjeve/ Kryemadhi: Rama nuk e ka më “Shokun Ropi”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



LSI nuk ka asnjë shans që të bashkojë votat e saj me Partinë Socialiste. Kështu u shpreh në Euroneës Albania kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e pyetur nëse do t’i vinte një ofertë për krijim qeveria nga PS.

“Në fakt ju nuk keni faj që keni këtë dilemë. Edi Rama me Sh.P.K.-të e tij është mësuar që gjithmonë i ka dalë në krahë ‘shoku Ropi’ herë pas here… edhe kur u martua me SH.P.K.-në e Lindës para disa vitesh, ‘shoku Ropi’ i dërgoi një buqetë me lule.

Tani çfarë do lloj martese me këdo SH.P.K. të bëjë, që nga Linda dhe çfarë vijnë pas Lindës, partnerët e Lindës, shokët e Lindës dhe bandat kriminale të Edi Ramës, nuk ka më lule nga ‘shoku Ropi’.
‘Shoku Ropi’ është Ilir Meta që e bëri kryeministër, e bëri 3 herë kryetar bashkie dhe mendon që ka më.

Nuk ka më shans Edi Rama të marri votën e asnjë… jo LSI-sti por të kujt do njeriu që do të ketë mundësinë për të pasur mundësinë për të krijuar një qeveri kundër Edi Ramës.

Sot më shumë se kurrë Partia Socialiste jo vetëm që ndihet e braktisur por sot më shumë se kurrë Partia Socialiste është e tradhtuar dhe e grabitur në mënyrën më perverse nga një njeri i cili para disa viteve donte ti varte në litar socialistët ndërsa sot ju ka grabitur të ardhmen e fëmijëve të tyre” – tha Kryemadhi. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Berisha vetë është në zdërhalljet e tij politike, që nuk janë asgjë tjetër veçse ripërsëritje e një lajtmotivi të njohur, por që tani nuk ka as forcën, as mbështetjen dhe as të panjohurën e duhur në politikë. Edhe në listën e deputetëve të opozitës ai do të futet me forcë, përmes tri përbuzjeve dërmuese; të Lulzim Bashës – Berisha mund të kandidojë ku të dojë, që do të thotë është njëlloj për ne; të ish ministrit të Ekonomisë Ruli – i cili i bëri thirrje haptas të largohet, sa nuk e kanë larguar, dhe në fund, Mustafaj – loajal ndaj rolit institucional, që, duke e mbrojtur si të domosdoshëm, në fakt, në mendimin politik i dha shtysën. Berisha, këtë herë, do të jetë lojtari rezervë, do e ndjekë nga stoli dhe kur të futet në lojë, do të prishë punë.

    1. Në zgjedhjet e ardhëshme , nuk ka rëndësi se sa vota mer Berisha, pasi ai nuk është as në krye të pushtetit e as ka ndonjë funksion partiak në opozitë.
      Ama , nëse do të ketë votime të regullta , pa manipulimet që ka bërë Rama në bashkëpunim me bandat e trafikut të drogës, Berisha padiskutim që mer më shumë vota se Rama. Por nëse ky mer më shumë vota se Berisha, ky duhet të jetë një shqetësim i madh për Shqipërinë, sepse është tregues se janë shtuar në Shqipëri trafikantët e drogës e të votave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *