• |
ide | kryesore

Kodi zgjedhor/ Patozi: Nga kush e mbroni listën ju, o trima?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa komenton ndryshimet në kodin zgjedhor, koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, shkruan se nuk mund të shitet si arritje historike, “pisllëku” siç e quan ai me herësin e kryetarit, si postobllok i pakalueshëm për ta mbajtur mbyllur listën.

Postimi i Astrit Patozit 

NGA KUSH E MBRONI LISTËN JU, O TRIMA?

Përfundimisht janë të papërsëritshëm, edhe pse tmerrësisht të parashikueshëm. Këtë pisllëkun me herësin e kryetarit, si postobllok i pakalueshëm për ta mbajtur mbyllur listën, duan edhe të na e shesin si arritje historike.

Me demek zgjedhësit paskan të drejtë ta ndryshokan renditjen e partisë dhe për këtë duhet të ndjehen të lumtur. Edhe pse që kjo të ndodhë duhet të shkojë gjaku në gju të kalit, madje mund të ndodhë që në gjithë Shqipërinë të mos ketë asnjë rast të vetëm për t’u aplikuar.

Por nuk na thonë se përse disa nga kafshët duhet të jenë më të barabarta se të tjerat, kur bëhet fjalë për të njëjtën fermë oruelljane (parti apo subjekt tjetër zgjedhor qoftë).

Sepse nuk kuptohet nga kush e mbrojnë këta partinë, që disave u është caktuar herësi i Damianit për ta kaluar, njësoj si rekordi i Sergei Bubkës në kërcim me shkop, kurse ata që i ka xhan kryetari nuk kanë nevojë fare as të kërcejnë nga vendi. A thua se nuk është i njëjti person që e firmos listën e plotë të partisë së vet, pa pasur nevojë që disa të jenë të nënës dhe të tjerët të njerkës.



5 Comments

  1. NJE GJE KE BERE TE MIRE O PATOZI .KE BERE MIRE QE JU LARGOVE NJE NJERIU TE PASKRUPULLT SI BASHA . PALLOSHI ESHTE E ÇESHTE DHE KJO DIHET BOTERISHT POR KY QENKA AKOMA ME I PACIPE.

  2. Ca si vonë e paske kuptuar o Patoz që me Ramën nuk mund të bëhen zgjedhje normale.
    Por si thonë, më mirë vonë se kurrë.

  3. o patoz, pse bo sikur ke shpresa per fitore, ti as 10 vot smerr dot ne gjthe shqiperine …shko merr rrogen te Rama

  4. Ti Patoz kari je asgje me shume se jashtnxjerrje e Edvin Rames !
    Merziteni se u ka prere ne bese ?Ai ka akuzuar babane se i pallonte gruan ,e ka çuar ne gjykate per Grigorin o plehraxhinje,sherbetor te ndyre te se keqes.
    Nje rrugaç e maskara si edvin Rama njehere ne 100 vite i kalon Shqiperise siper,Esat Pasha dhe tani ky pleh njeri,hajdut i ndyre
    ,pervers i pashoq,mashtrues i lindur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *