• |
ide | kryesore

Kodi Zgjedhor, Presidenca: Jetën e japim, por demokracinë dhe lirinë, kurrë më

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenca ka reaguar për miratimin e ndryshimeve të sotme të Kodit Zgjedhor në parlament. Zëdhënësi i Presidentit Meta shkruan në facebook, se kjo e sotmja ishte “Zero surprizë nga Kuvendi i Turpit dhe Kokoshkave”, ndërsa njofton se nesër do të publikojnë emrat e të gjithë atyre që, sipas tij “ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë deri në 25 Prill”.

Reagimi nga Presidenca

Zero surprizë nga Kuvendi i Turpit dhe Kokoshkave, që ulin kokën dhe ngrenë dorën. Ka vetem një fajtor dhe ky është Mister 1 Prilli ose Profeti i Kokoshkave. Të tjerët janë bashkëpunëtorët e tij të rëndomtë, të blerë, të kapur, të shantazhuar e të nënshtruar. Nesër publikojmë emrat e të gjithë atyre që ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë deri në 25 Prill.
Presidenti është i qartë për shpartallimin e plotë të këtij komploti të mirëorganizuar prej 20 vitesh kundër popullit dhe kombit tonë, për defaktorizimin e shqiptarëve si një popull dhe komb europian.

Tre milionë shqiptarë do të dinë si t’i përgjigjen këtij provokimi të poshtër, në mënyrë të bashkuar, europiane dhe Shqiptare. Askujt të mos i vijë keq për popullin shqiptar.
Nuk jemi bërë për mëshirën e askujt.

Do t’i dalim zot vetë vendit tonë dhe do tregojmë se e meritojmë Demokracinë dhe Lirinë.

Nga 25 Prilli fillon një EPOKË E RE në Shqipëri.

Ajo e sundimit të popullit përmes referendumeve. Vetëm kjo do garantojë sundimin e ligjit dhe fundin e kësaj oligarkie antishqiptare.

Numërimi mbrapsht sapo filloi.

JETËN E JAPIM, POR DEMOKRACINË DHE LIRINË KURRË MË!



6 Comments

    1. O i paemer ti dhe ai palacua i 2 marsit po kerkoni te ktheni97 u shoft nga themelet kjo lloi rrace jeni barbar kriminela pa meshir te gjith ne ferr do te shkoni.

  1. Presidenti nuk eshte mbi palet, kur flitet per rendin demokratik i cili fillon nga zgjedhjet..O ju te bodrumit!!!

  2. O emu meru dhe shoqet dhe ndihmoni liken e kerrabes eshte ne hall te madh,i nxorri nga orbita njerzore rama dysgenic kriminale salih-meta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *