• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Rama prishi marrëveshjen që opozita të mos hyjë në zgjedhje, Meta është xheloz

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha në një intervistë për Euroneës Albania se kryeministri Edi Rama votoi në mënyrë të njëanshme ndryshimet në Kodin Zgjedhor edhe me synim që të provokonte opozitën.


“Rama priste sot që ne të bënim një deklaratë nervoze dhe në nxitim e sipër se opozita nuk do të hyjë në zgjedhje, por ne do të hyjmë në zgjedhje dhe do ti fitojmë ato. Nga sot e tutje LSI dhe opozita do të jetë në terren.


LSI e ka pasur dyshemenë 34 mandate, por unë them se me këtë që bëri Rama ne tashmë e kemi ngritur dyshemenë në 40 mandate. Meta është bërë xheloz se LSI do të ketë një rezultat surprizë që nuk e ka pasur asnjëherë” – tha kryetarja e LSI-së.

Ajo nuk dha një përgjigje të prerë nëse LSI do të garojë e vetme apo në një koalicion me PD-në.

“Koalicion me PD? Ka ende kohë. Koalicioni është frymë dhe jo një listë. Nuk është problemi se si do të dalë opozita. Sot shqiptarët do të votojnë opozitën sepse janë lodhur me Ramën. Marrëdhënia e LSI me

PD është institucionale, politike dhe opozitare. Ne kemi nënshkruar një memorandum me të gjitha partitë e opozitës” – tha Kryemadhi duke i lënë edhe disa detyra Lulzim Bashës.

“Duhet që Lulzim Basha të anulojë të gjithë vendimet që Edi Rama ka marrë pas largimit të opozitës nga parlamenti. Ata që kanë bërë shkelje duhet të shkojnë në burg” – tha Kryemadhi. ©LAPSI.al

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu