• |
ide | kryesore

Maqedoni e Veriut/ Masa të reja kundër përhapjes së COVID-19

Lajme, Të fundit



Në një seancë qeveritare mbrëmjen e së dielës, Maqedonia e Veriut ka miratuar masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit. Qeveria vendosi masat që ndalojnë mbrëmjet muzikore dhe duke kufizuar numrin e turistëve në objektet hotelerike. Sipas masave të reja qeveritare, në objektet hotelerike që shërbejnë pije dhe ushqim, përfshirë edhe pjesën e restorantit, nuk do të lejohen këngëtarët, grupet muzikore apo DJ, ndërsa niveli maksimal i muzikës do të jetë i kufizuar në 55 decibel. Në objektet hotelerike dhe kafeteri do të jetë i kufizuar në 4 numri i personave në tryezë dhe nuk do të lejohet shërbimi i mysafirëve që qëndrojnë në bar.

Masa vjen pasi gjatë tre ditëve të fundit në vend u raportuan mbi 600 raste të reja të koronavirusit, respektivisht në raportin e ditës së djeshme 191, të së shtunës 243 dhe të së premtes 225 raste të reja me COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 18.790, prej të cilëve 15.341 pacientë janë shëruar dhe 756 kanë vdekur



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *