• |
ide | kryesore

Mbeten të larta shifrat e të infektuarve në Shqipëri, humbasin jetën 4 pacientë

Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka përdtësuar të dhënat e pandemisë në 24 orët e fundit në vendi tonë. Nga 912 testime të kryera, 144 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Raste e konfirmuara janë kryesisht nga qytetet e Tiranës, Shkodrës, Lushnjes dhe Fierit. Fatkeqësisht janë katër personat që e kanë humbur betejën me Covid-19: mjeku 72-vjeçar nga Skrapari, një 62-vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78-vjeçar dhe një 79-vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Gjatë ditës së fundit, janë shëruar 150 qytetarë duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë



1 Comment

  1. Mesatarja e vdekjeve në Shqipëri në ditë është mbi 60 njerëz. Mbi 24 veta vdesin çdo ditë, mesatarisht nga sëmundjet e zemrës. Vetëm duhanxhinj, gjithmonë sipas statistikave, vdesin jo më pak se 9 pesona çdo ditë mesatarisht në Shqipëri. Tani, pse qënka kaq alarmante, të vdesin 3-4 veta ose më pak çdo ditë, nga Covid-19, kur thuhet se edhe ata vdesin sepse vuajnë edhe nga sëmundje të tjera? Gjithçka duket si gënjeshtër e stërmadhe, tepër e sofistikuar, por e planifikuar për të paksuar popullatën. Ata që paraqiten te doktori me simptoma gripi, duket sikur u jepen ilaçe për të vdekur dhe jo për të shpëtuar. Ngjan shumë kriminale. Si mund t’i besosh kësaj propagande të fëlliqur e kriminale? Duan të na mbushin mendjen se ky lloj virusi nuk kursen asnjë: të çarëdo moshe, të çfarëdo rangu, qofshin këta edhe doktorë apo presidenta. Pastaj vinë vaksinat që të sjellin vdekjen e sigurtë pas njëfarë kohe vuajtje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *