• |
ide | kryesore

Meta në takim me homologun nga Bosnja: Largimi i të rinjve është armiku ynë i përbashkët

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar sot homologun Shefik Xhaferoviç, kryesues i presidencës trepalëshe të Bosnjë e Herzegovinës.

Meta ka nënvizuar se shpopullimi në vendet e rajonit është problematikë e mprehtë, duke shtuar se në Shqipëri ky fenomen paraqitet më kritik.

“Të gjitha vendet e rajonit tonë kanë një armik të përbashkët: Shpopullimin, veçanërisht largimin masiv të të rinjve.

Në rastin e Shqipërisë, situata është edhe më kritike se kudo tjetër, për shkak të një qeverisjeje të mbrapsht që nuk respekton liritë, të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, ka shkallmuar shtetin e së drejtës, refuzon sundimin e ligjit, dhunon brutalisht demokracinë dhe provokon rëndë paqen sociale.

Të gjitha vendet në rajon, veçanërisht Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina, e duan integrimin europian, që nuk duhet të jetë thjesht retorikë për të marrë financime nga Komisioni Europian dhe institucionet e BE-së, por që në radhë të parë kërkon reforma të guximshme, të shpejta dhe të prekshme, që rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe garantojnë të ardhmen e sigurtë europiane të vendeve tona”, shkruan Meta.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *