• |
ide | kryesore

Michael Gahler: Votimi i sotëm rrezikon integrimin europian. Presidenti të kthejë ligjin në Parlament

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Votimi i sotëm në Parlament i Kodit Zgjedhor solli një reagim të ashpër nga Michael Gahler, përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të PPE në Parlamentin Europian.

“Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme, dhe më të mira se të mëparshmet. 

Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE. 

Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit ti kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar.” – shkruan në rrjetet sociale Gahler.



10 Comments

  1. Ndryshoni tonin dhe volumin e zerit byrazer ,se gjatesia e tij nuk degjon nga llapat e vesheve . Ceshtje narkotikesh , nuk eshte si juve ay

  2. Ky i cmenduri yne nuk degjon nga ai vesh,bejani popullit te qarte dhe lerini partite opozitare te protestojne .Nderpritini ndihmat dhe kredite per qeverine dhe ky i Gjati jone bashke me banden e tij te inkriminuar deri ne fyt s’do gjeje vrime ku te futet.Ne jemi.nje popull me standarte te skllavit ndaj duhet mbeshyetje e huaj.

  3. Hhaaaa. Ja cuan mesazhin keta te PD dhe keta po e lexojne si papagall. Edhe ky miku qe paska herruar hallet e Gjermanise ne kohe pandemie dhe u kujtua per Tiranen dhe politiken e saj. Lerini keto budalliqe qe i hane vetem ca truvegjel.

  4. Po ce byrazer pe Korce qenke o tu mbyllte!?
    Jo abc ta veshe emrin por edhe sikur tere germat e alfabetit te veshe idiot do te mbetesh.

    1. I pa emër me shumë baballarë pa ndjenja kombëtare ipa ndershëm ipa fytyrë indyrë i kurvëruar familjarisht pa dhimbje për atdheun ,të rëntë kanceri se jam i biindur se nuk edo shqiëërinë të ketë rrugën hapur për në bashkimin europian por do Edvin kristaq ramën që ëo skllavëron popullin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *