• |
ide | kryesore

Një email anonim vë në lëvizje policinë e Tiranës, merr në pyetje gjithë Ujësjellësin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Letrat anonime tanimë mund të thuhet me plot gojën se janë zëvendësuar me e-mailet apo postimet përmes profileve false. Një burim i Gazetës “Si” pranë sektorit kundër krimit kibernetik shpjegoi hetimin e nisur sa i përket zbulimit të të dhënave të një status shkruesi. Përmbajtja e mesazhit i është postuar në inbox administratorit të Ujësjellësit në periferi të Tiranës dhe veç statusit aty njoftoheshin punonjësit që të mbanin qëndrim dhe të shkonin një orë me vonesë në punë për të edukuar shefat që sipas anonimit po shpërndanin punën në formë preferenciale. Punonjësi i shkruan administratorit se për shkak të komplimenteve që i jepeshin drejtoreshës, sedra e saj miklohet aq shumë sa ajo me njëanshmëri shpërndante edhe punën, duke i lënë më tepër ngarkesë indiferentëve dhe më pak punë atyre që i thoshin “je bërë e bukur drejtoreshë, sa bukur je veshur sot”.

Kjo histori në dukje si një inat dhe thashethem lagjeje nuk e ka frenuar krimin kibernetik të thërrasë një për një punonjësit e ujësjellësit të një dege në periferi të kryeqytetit dhe t’i pyesë një për një nëse kishin apo jo dijeni për identitetin e personit që posedon llogarinë A. M., prej nga është shkruar për pabarazinë në punë. Mes të pyeturve sipas burimeve të gazetës Si gjenden shefi i Task Forcë së ujësjellësit me inicialet V. XH., i cili ka ngritur supet dhe ka deklaruar “vërtet e kam mik në Facebook këtë adresë, por nuk e kam idenë se kush është”. Të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe S. C po ashtu punonjës në ujësjellës sipas të cilit liket që i kishte dhënë profili fals ishin të panjohura se prej kujt vinin.

Policia sipas burimeve të gazetës Si nisi veprimet hetimore menjëherë sapo në Drejtorinë Qendrore dorëzoi denoncim administratori i Sha Ujësjellës në periferi të Tiranës. Sipas tij prej janarit deri në shtator herë pas here një adresë i shkruan dhe e njofton për komplimentet ndaj drejtoreshës, dhe këto veprime online përcilleshin edhe në statuse të ndryshme akuzuese dhe denoncuese. Kallëzuesi i pohon policisë se e-mail shkruesi dhe dërguesi i mesazheve në inbox të Facebook e njofton se ai është një punonjës në ujësjellës dhe e vë në dijeni se në zyrat ku ai është i angazhuar abuzohet me detyrën. “Në degën e ujësjellësit ku ne punojmë, 10 për qind punojnë tmerrësisht shumë, 40 për qind bëjnë sikur punojnë pa bërë absolutisht asgjë, por më e tmerrshmja është se 50 për qind e punonjësve të tjerë komplimentojnë drejtoreshën që ta mbajnë mirë me të. Ndonjëherë i bëjnë komplimente partnerit të saj dhe ndonjëherë direkt asaj dhe si shpërblim ata nuk lëvizin as gishtin”.

Sipas burimeve në status shkruhet mes kolegëve “shkurtimisht të dashur kolegë aty e bën ligjin e dashura dhe të premten ju kërkoj që në shenjë proteste të vijmë me një orë vonesë”.

Kallëzuesi pretendon se me këto qëndrime virtuale ka shumë shpifje dhe intriga dhe se përmes kësaj loje po përgojohen persona të shumtë dhe se është krijuar një frymë bullizmi, ku vërehet përçarje mes kolegëve. Policia bën me dije jo zyrtarisht se vazhdon të pyesë punonjësit ndërsa linku dhe të dhënat pas këqyrjes do të verifikohen më tej për të zbuluar anonimin, që ka prishur qetësinë dhe që siç duket nuk mund të bashkohet me 50-përqindëshin e “servilëve”./ Gazeta Si



6 Comments

  1. Policia mjafton te hakeroje profilin e dyshuar dhe te shkoje last saved logins, ku gjen ip address perdorur ne log in. Do t’ju shpjegoja si mund ta marresh profilin por nuk jam i sektorit te anti krimit kibernetik, po me morren ne pune po mund t’ju shpegoj shume gjera ?

    1. Haha kur nuk merni vesh nga kto gjera te pakten mos jepni mendime.
      Se pari, nuk mundet policia te “Hakeroje” pasi do shkelte ligjin.
      Se dyti edhe po e gjete Ip prap i han mutin perdorusit.
      IP eshte dinamike dhe ndryshon sa her lidheh me rrjetin (+ qe nje IP mund ta kene disa perdorues) , dhe kompanite tona nuk mbajne loge te tilla.
      Per te mos mar rastin qe mund te jete logu nga PC i punes, ku i gjithe institucioni ka te njejten IP.
      Se treti, cpune ka policia te hetoj kete rast, ku qendron shkelja e ligjit ketu, apo nejse ktu behet ca do rilindja.

  2. Hahaha na shkriu policija
    Po’ psé nuk ndjek pronaret e armos
    Per ti dhene paret naftetareve qe Kane ne dite vendimin e gjykates ?
    U dhim tu qesh me llesh.

  3. Ne kemi degjuar muhabete tjera, po hajt spo bejm ze se na arrestuan edhe ne. Pak investigim nga ju lapsi, mos na zhgenjeni. (Muhabet Rilindje eshte:P)

  4. AS je gabim, sektori i anti krimit kibernetik ne polici i lejohen shume gjera qe ti nuk i di pasi dhe ligji per funksionimin e asaj strukture eshte i manget, keshtu qe bejne ca te duan ata! E dyta nqse hetohen te gjitha IP mund te gjenden lokacionet dhe ne emer te kujt eshte kontrata e internet, pra shpresojme qe perdoruesi ka bere gabimin te hyje me ip e vet, te cel a te shtepise. 3 mjafton nje indicie qe te marri drejtim hetimi, policia heton cdo denoncim qe mund te perbeje mundesi per shkelje penale. 4 respekte i sakte je nuk po te kundershtoj thjesht opinioni im eshte aludues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *