• |
ide | kryesore

Plas jashtë Kuvendit/Valteri ‘përplaset’ me Gjiknurin, ndërhyn Garda

Lajme, Të fundit



Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë shkaktuar një debat jashtë Kuvendit, pasi një debati të ashpër me deputetit Halit Valteri dhe Damian Gjiknuri. Kur Gjiknuri ka lënë sallën deputeti i opozitës parlamentare Valteri i ka shkuar nga pas. U desh ndërhyrja e truprojave të Gardës së Republikës për t’i ndarë edhe pse nuk pati një konflikt fizik të ashpër. Në një moment Valteri i është kthyer ashpër Gjiknurit, por ky i fundit i ka mbajtur duart deputetit të opozitës parlamentare.

Pas konfliktit me kolegun në lulishten e Kuvendit, Halit Valteri dha versionin e tij të ngjarjes. “I bëj thirrje Gjiknurit dhe Ramës ta tërhiqen nga kërcënimet sepse unë dhe familja ime e kemi vërtetuar me kohë se si dimë t’i bëjmë gjërat. Edhe në hënë të shkojë Gjiknuri me një Valter nuk merret dot, sepse i kemi dhënë provat”, tha Valteri, pasardhës i një deputeti të Parlamentit shqiptar, Beqir Valteri, i cili në vitin 1924 i bëri atentat Ahmet Zogut, asokohe kryeministër.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *