• |
ide | kryesore

Rama bën atë që pritej/ Voton me 97 vota heqjen e koalicioneve dhe mbylljen e listave

-Instant, Kryesore, Lajme



Shumica socialiste ka miratuar sot ndryshimet e njëanshme të koditë zgjedhor duke përdorur votat e rekrutuara të deputetëve të opozitës së re. Me 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime socialistët vendosën që të pengojnë bashkimin e PD-me LSI, në një koalicion ku secili mund të paraqitet me listën e partisë së vet dhe të tallet me premtimin e listave të hapura duke bërë pothuajse të pamundur, zgjedhjen e deputetëve nga vota popullore.

Votimi është bërë si zakonisht pas COVID, me fletë votimi dhe jo me elektronikë, ndërkohë që ndryshimet nuk janë diskutuar nen për nen gjatë seancës plenare.

Edhe pse një pjesë e opozitës së re, ku shkëlqyen klithmat e zhgënjimit nga përdorimi disa muajor i Rudina Hajdarit, shprehu kundërshtinë për të votuar hapjen e listave në mënyrën e propozuar nga selia rozë, pjesa tjetër e deputetëve ka dhënë pëlqimin pro amendamete të PS-së. Akuzave se socialistët i kishin blerë këto vota në paralament për të ndryshuar rregullat e lojës në zgjedhje, Edi Rama iu përgjigj negativisht: Pse qenka, o janë blerë, o janë tradhëtarë?! Kanë opinionin e ndryshëm. Ata atje nuk janë formacion i rregullt politik, janë një konglomeratë njerëzish që kanë opinionet e tyre. Pse duhet të jetë kështu, si ka mundësi” tha ai nga tribuna e kuvendit?

Për t’u miratuar amendamentet e Partisë Socialiste do të mjaftonin 84 vota, ndërkohë që maxhoranca arriti të sigurojë edhe më shumë vota seç duheshin, madje aq sa për të ndryshuar edhe Kushtetutën.

Në një reagim në Twitter, Basha theksoi se Rama goditi rëndë procesin e integrimit të vendit, ndërkohë që shtoi se me këtë lëvizje “hodhi dhe hapin e fundit drejt greminës”.
“Akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin evropian të vendit. Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do ti marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët. Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret!”, shkruan Basha. Në të njëjtën linjë u rendit edhe Monika Kryemadhi:“Frikacaku tregoi edhe njëherë që ka frikë nga populli i tij, tregoi që ka frikë nga partia e tij dhe mbi të gjitha nga vota e lirë e shqiptarëve. Ai jo vetëm, nuk hapi listat, por i bunkerizoi njëherë e përgjithmonë dhe për të distancuar Shqipërinë nga BE. Ai tregoi frikën që ka nga partnerët europian, që ndjekin hapat e tij kriminale.
Bashkimi Europian, Bundestagu gjerman dhe Paritët popullore aleate me PD e kishin caktuar respektimin e marëveshjes konsensuale të 5 qershorit, si vijën e kuqe për të hapur bidedimet për negociatat e Shqipërisë. Por kësaj here mazhoranca ka menduar më shumë për hallin e saj dhe për atë që i tregojnë sondazhet për 25 prillin sesa për vazhdimin e rrugës drejt BE.

©Lapsi.al



25 Comments

  1. Plaku Surrelit e tregoj veten se eshte kunder popullit te vet dhe integrimin e vendit aty ku don shumica??doni me per Belulin??

  2. te haje mut Ambasada Amerikane me perralen e reformes ne drejtesi, SPAK BKH dhe Edi Rambo si benjamin. Te haje mut Basha me berishen qe te vrasin naten me Edin e te qahen diten si kucka dy lekshe. Te hajme mut ne si popull qe kemi qe nga 1945 qe na ka ardhur e zeza ne kete cope toke e po na qeveris me terezi, e sot kelyshet e asaj te zeze do na fusin ne rrjesht me Turqine e jo me evropen. Hani mut o popull!

    1. Ky popyll e shijon mutin e komunisteve breke grisur qe kur u erdhi pushteti ne dore vetem te vjedhin din te bejne maskaralleqe droge dhe kurveri mavi..

  3. Ky popyll e shijon mutin e komunisteve breke grisur qe kur u erdhi pushteti ne dore vetem te vjedhin din te bejne maskaralleqe droge dhe kurveri mavi..

  4. Te gjithe kete kane thene: respektoni marreveshjen e 5 Qershorit.

    Trazirat pritet te fillojne pas zgjedhjeve, nese nuk nderrohet pushteti me menyra paqesore

    Marreveshje nuk ka me Ramen, ai nuk i ka respektuar kurre ato. Ai shtyu zgjedhjet lokale per nje certifikate ne 2007 , por Berisha qe ju e shani dite e nate, e priti Ramen.

    Ne 2020 Rama ndryshon kushtetuten me deputetet qe ka ne xhep vete, nje parlament me gjysmake me trafikante , vrases, tutore dhe me hajdute te kapur me ze dhe figure, termet termet ia ke …nanen krejt

    Garantues te 5 qershorit ne ambasaden USA ishin ambasadoret. CiIido politikan ne Shqiperi mund ti perdhunoje zgjedhjet kur eshte ne pushtet, ceshtja qendron se cfare ndodh me pas, pasi nuk ka me asnje dyshim qe kjo ka prishur ekuilibrat dhe kur prishen ekuilibrat premtimet, ka pasoja

    Rama eshte nje lider i deshtuar dhe i djegur ne syte e europes dhe amerikes. Asnje vend nuk e konsideron si lider dhe si partner , askush nuk e merr seriozisht. Dhe dihet sa te varur jemi si shtet nga BE dhe USA

    Gjithesesi, fugshpumat le te kenaqen sic kenaqen cdo here me bemat dhe batutat e liderit, nuk te ndal njeri ta shesesh bythen per 1 sufllaqe, ashtu sikurse nuk i ndal dot askush 500 mije zemra socialiste, te votojne Ramen. 🙂

    Pse ankohen me pas xhanem, skam ketu e skam atje, ska pune ska leke, skam shtepi, sbedot nje apartament, spaguaj dot qirane, spunoj dot, skam pension, sparkoj dot, sbej dot pushime, sblej dot ilacet, spaguaj dot uje e drita, sdal dot se ska urban, skam ku coj femijet ne shkolle, ska kopesht, ska shkolla, ska arsim, ska ambullanca, ska spitale, ska shendetesi, ska uje, ska rruge, skam leke ti hedh nafte makines, skam makine se me la ne rruge, skam , skam, sbej dot, sblej …….

    Por keni liderin dhe batutat e tij, keni droge anekend shqiperise, keni trafikante , keni projekte 3D per ca ju duhet shteti , rilindja eshte feeling , nuk eshte e prekshme , gjerat materiale nuk ju duhen ju por liderit tuaj, materia eshte dobesi e karakterit, duhet me qen spiritual….. dikush duhet te sakrifikoje qe te pasurohet Rama dhe rilindja

    Votate Cetto, Il partito di Pilu

    Cari amici elettori, e sdraiabilmente amiche elettrici, mi è stato chiesto, se vengo eletto, cosa intendo fare per i poveri e i bisognosi: ‘na beata minchia! È ora di finirla: ‘sta cosa dei bisognosi è una mania! Poi sono bisognoso anche io di voti, affettivamente mi servono più dell’ossigeno: qui siamo in guerra, e io non faccio prigionieri. Tu mi voti, ti trovo un lavoro e ti sistemo. Tu non mi voti, ‘ntu culu a ttìa e a tutta ‘a famighia! Applauso! Io amo lo scontro, e soprattutamente non amo i pacifisti, nella persona di De Santis, il nostro Giovanni De Santis della lista civica. De Santis: io non ti sputo che ti profumo, io non ti piscio che ti lavo, io non ti caco che ti inciprio! De Santis, tu ti sei fissato che i problemi del Meridione sono il lavoro, lo sviluppo economico, la valorizzazione delle risorse naturali… Ma chiù natura d’u pilu, che c’è? Qui da noi non serve lavoro, che se uno sa firmare due assegni a vuoto, di fame non muore. Qui non servono strutture scolastiche od ospedali efficienti. Ccà serve ‘u pilu

    Rilindje deja Vu 2013, 2017, 2021

    1. Plotesisht dakort me shkrimine mesiperm..
      Po a te kuptojne ato 500 mije zm socialiste JO se 80 % e tyre jane votues mbi 60 vjeçar (dhe sa te hene gjadhe keta votojne per pas ardhesit e bllokmeneve sepse aq kuptojne jo per gje tjeter) dhe ata hajne e dhe bare dhe voten e tyre ja japin socialisteve te ripjelljes keta te fundit ha 20% tjeter qe vjelin te mirat me tendera dhe vende pune ne pushtetin e kallam deshtakut i cili me metoda te tjera si blerja e votes favoret dhe shantazhet i mer 200 zm te dhjera i ben 700 mije vota del parti e pare dhe pas zgjedhjeve po nuk i beri dot 71 debutete i blen dhe sa i duhen dhe ky popull i tredhur (bashke me opoziten e tredhur) kenaqet me demokracine dhe parajsen qe i siguron Ripjedhja me be krye udheheqesin e madh kallam deshtakun..ta gezoni Shqiperine e dhjere ne te gjitha drejtimet..

  5. Mos u ankoni kot per Ramen. Paska qene i mire se mund ta bente dhe me keq. Kur ka ujku delet perpara ben si do vete.

  6. Per hir te heqjes koalicioneve, Ramuthi uli breket duke ulur pragun elektoral ne 1%
    Kot e ka, as ulja e pragurt nuk i mundeson me atyre kukullave te vijne deputete, as ulja e brekeve nuk e shpeton Ramuthin nga huri qe do marre ne prapanice ne prill.

  7. Gjithmonë armiqtë e kombit shqiptar kanë luftë civile si politike dhe krahinore.Por udhëheqësit patriotë e kanë shmangur si kanë mundur.Vetëm 2 udhëheqës e kanë zbatuar.Fan Noli në përmasa të vogla dhe Enver Hoxha në përmasa më të mëdha me luftën e klasave gjithmonë nën ndikimin e armiqve të përhershëm.Tani është Rama që po e nxit me politikën anti demokratike dhe izoluese ndaj Europës.Duhet të ndalet se ndryshe pasojat do jenë të rënda dhe këtë po presin armiqtë.

  8. Ambasada në Tiranë thotë se këto ndryshime janë shtesë dhe jo shkelje e asaj që palët ranë dakord.

  9. A të kujtohet kur u largova nga Presidenca me njerëzit e mi dhe ngele vetëm dhe nga frika që të kapi, fusje gruan e vajzën të më merrnin në telefon e të më luteshin që të kthehesha duke më thënë se Saliu nuk asht mirë nga ana psikologjike?

    Kush e dha urdhrin mbrëmjen e 13 shtatorit kur the duhet të hakmerremi ndaj Fatos Nanos që pastaj e bëre mik? Pse i ndërron vrasësit sipas kohës? Ti je vrasësi i Tropojës

  10. Rama prishe marreveshjen e qershorit dhe po pengon negociatat me kte forme. Rama: Kujt i plasi trapi per negociatat.

  11. Rama beri ate qe di te beje me mire. Beri ate qe ka bere gjithmone , te genjeje , te mashtrosje te marre pushtet dhe pastaj te vjedh dhe te komandoje me kriminele e injorant . Dhe me leket e vjedhura nga pushteti me krimin , perseri do bleje njerez , perseri do bleje pushtet dhe perseri do komandoje me kriminelet dhe injorantet .Do e lejojme qe kjo te vazhdoje ne pafundesi ? Po Basha dhe opozita ka ndonje propozim se si do veprohet ?

  12. Qija ropt. U nis per lista te hapura, perfundoi ne monizem. Si nuk doli nje lider shqiptar se te mos jet si golum.

  13. Nderkohe …” Ilir Meta: Jam gati të vdes që nesër për Shqipërinë, numërimi mbrapsht sapo filloi”. Ky ka vdek nja tre her deri tani. Po Eshte ringjallur plot tre her. Ca fati ky popull.

  14. Basha dhe e gjithe pd deklaruan se do i fitohen zgjedhjet dhe me kete ligj,e kane thene grida salianji bylyk basha,luluja Qimi etj prandaj mos u ankoni o shpellkare e cecene te pd

    1. Ty te qifshin mamin motren gruan dhe vajzen shpellkaret dhe çecenet..se ti kenaqesh vetem duke lepire bythen e rames.

  15. Janë akuza të rënda, por që nuk janë artikuluar nga media por nga njeriu që e njeh shumë mirë Ilir Metën, vetë Sali Berisha, i cili nga viti 2009 e deri më 2013 ka bashkëqeverisur me të. Por dhe tani marrëdhëniet e tyre janë tepër të ngushta.

    Pak më vonë, në vitin 2015, Berisha e akuzoi Metën se kishte porositur vrasjen e dy deputetëve. Berisha foli edhe për një dosje që ndërkombëtarët kishin përgatitur për Metën.

    “Jep dorëheqjen, sepse je person i akuzuar për dy vrasje. Na i nxirr pak ato që të ka sjell Edi Rama nga institucionet ndërkombëtare. Sepse ata të njohin më mirë ty se çfarë përfaqëson ti për vendin”, tha Berisha. Në atë kohë Meta ishte Kryetar Kuvendi. Disa javë më pas, doli një raport sekret i OSBE për kriminalizimin e krerëve të politikës shqiptare.

    Por akuzat e Berisha ndaj Metës kanë qënë me të vërtetë të forta dhe deri më tani presidenti aktual nuk është përgjigjur, për t’i hedhur poshtë.

    Por, megjithatë ia ka “arritur” që teksa “merret” me punët e mbrojtjes së Kushtetutës, përplasjes me Edi Ramën, alpinizmin dhe plazhin, ta “sfumojë” parashikimin e Berishës.Rama boton me deputetet e lulzimes dhe pd eshte dakort

  16. dy dokumente që vertetojnë se makina që përdor kreu i PD Basha, ka qenë në pronësi të kompanisë Viktoria Invest. Çështja bëri bujë, pasi PD dukej se kauzën e vet e kish ngritur te protesta në ASTIR, ndërkohë që vetë kryetari i saj pranonte dhuratë nga kompania që ish ngarkuar të kryente punimet në segmentin e Unazës së Tiranës, ku zhvilloheshin protestat.

    Por, çështja nuk mbaron me kaq. Nga një dokument i siguruar, dhe pikërisht Leja e Qarkullimit të makinës, vërtetohet se makina Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350, Nr. VIN: WDD2211581A293860, dhe me targë AA 111 EN, më së pari ka ndërruar targë dhe ajo rezulton në Elbasan dhe jo në Durrës siç deklaron Lulzim Basha. Targa e mëparshme ka qenë EL 3870 C, pra e regjistruar në Elbasan.

  17. Ke te drejte o AY!por problemi eshte se populli qe te ngrihet duhet ta udheheqe dikush! Ky dikushi duhet te jete opoziçka qe me ç’duket, ben sikur ben opoziçke me lehjet e perditeshme! Por dihet qe per lehje eshte qen i pare hajduti keshtu qe, ky hajdut e tradhetar, hiqet nga pushteti me protesta, te njepsnjeshme deri ne largim! Ky maskara do te beje gjithçka per te qendruar ne pushtet dhe eshte e llogjikeshme, po u rrezua nga pushteti iken ne burg, dhe ne burg asnjeri nuk don te shkoje, ose opziçka ben sikur dhe ndan parate qe i vjedhin shqiptareve me qente hajdute ne pushtet !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *