• |
ide | kryesore

Rama: Koalicionet e përbëra i varrosim sot njëherë e përgjithmonë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama konfirmoi sërish se sot në Kuvend i jepet fund në Shqipëri koalicioneve të përbëra.

Rama theksoi se nuk do të ketë më koalicion si tren me vagona ‘’kap ça të kapësh’’ dhe as lista kandidatësh ku ata që janë lart në listë mendon partia.

Ai theksoi se ky ligj nuk i shërben Ralf Gjonit apo disa deputetëve të opozitës parlamentare, por atyre që kanë votat e tyre.

“Koalicionet s’mund të jenë kope speciesh të ndryshme që dalin nga drejtime të ndryshme. Janë bashkim forcash me një logo, jo koalicion që hyp në tren dhe çdo vagon drejtim tjetër. Sepse kap ça të kapësh, dhe vagonët turru kë të kapësh.

Kush është kandidati për kryeministër,  kush është skuadër. Por jo koalicion dil nga ferra ma hidh mua, të kap atë tjetrin. Nuk do ekzistojnë për t’i varrosur njëherë e përgjithmonë. Listat e hapura, çdo deputet duhet të mbledhë votat, se vjen tjetri i thotë hap krahun.

S’ka më kooperativa socialiste e bashkuar bujqësore dhe mendon partia për mua. Dhe ata poshtë që thonë kooperativa e ka bërë planin, mbush sheshin sa të vijë kryetari.

I erdhi tjetri nga poshtë më shumë hap krahun thotë. S’mund të bëjmë ligj për Ralfin. E dua shumë. Ky është ligj për ata që kanë vota. Jo për ata hidh grepin.

Notar që futen poshtë varkës së peshkimit dhe dalin me komardare nuk ka. Sport që do ndalohet. Me gjithë komardare, kanoe e gjithë shtanga për Monikën, Saliun dhe Ilirin.”- tha Rama.



13 Comments

  1. IK O PSIKOPAT , ME TY ESHTE TURP EDHE TE MERRESH , TI VETEM SA PO HEDH GURA NE PUS .TI KE NJE QAR TE MADH , NUK DO SHKOSH NE SHKODER POR NE ELBASAN TEK 17

  2. Do ja merrni ne goje Gjigandit te gjithe ju shpellaret e PeDes Kryeminister do jete dhe 8 vjet te tjera .Nuk fiton dot opozita e bythes pasi jane te shkaterruar komplet dhe kane ne krye nje Lyl qe eshte debil komplet

      1. Kuqalashet jane nga krahu i trenit te mallrave me ne krye kryekuqalashin nga Viçidoli,kuqalashin Kaç Islami,kuqashet e Leshelise e keshtu me radhe…

  3. Me sa duket ti ia paske provuar shijen dhe te paska pelqyer kaq shume sa ia sugjeron edhe te tjereve. Po mire se ata qe votojne PD jane shpellkare, po ata nga Terpani apo Vunoi si quhen?

  4. Ajo që i djeg Ramës, është se vërtetë në aleacën e opopzitës së bashkuar ka parti me diferenca ideollogjike programore (të majta e të djathta) por “logoja” e tyre (siç e përmend edhe vetë) është kërkesa unike për largimin e tij nga politika si një figurë jo thjeshtë e konsumuar, por e dështuar në të gjitha drejtimet.
    Me një dredhëri tepër primitive u përpoq të përforconte dyshimin e përhapur edhe më parë nga propoganda e tij mediatike, e të përsëritur si papagej edhe nga ca “deputetë” gjoja opozitarë, se edhe PD qënka dakord me ndryshimet kushtetuese e listat e mbyllura, e në të njejtën kohë nuk rreshti të sulmojë me tërbim të gjithë , edhe opozitën “parlamentare” edhe opozitën reale.
    Paturpësisht akuzoi edhe presidentin se paska bërë krim që është rrjeshtuar si opozitë kur nuk ka shqiptar që nuk e di se në “opozitë” me marrëzitë e tij janë edhe OSBE-ODIR, Komisioni i Venecias, BE e veçanërisht Bundestagu gjerman e Parlamenti Europian, DASH e të gjitha Institucionet bankare e politike ndërkombëtare që mbrojnë normat e demokracisë dhe të dtejtat e liritë e njerëzve.
    Kulmi i maskarallëkut e pafytyrësisë së Ramës , është kur sulmon si alabak rruge qindra mijë shqiptarë që dënojnë veprimet e tij korruptive, përfshirë të gjithë opozitën shqiptare e ndërkombëtare që kritikojnë me fakte politikat e tij korruptive e kriminale, si “të pa edukatë”, kur në çdo paraqitje të tij publike më shumë se gjysmën e fjalëve e ka me epitete e batuta ordinere rrugaçërore ofenduese për të gjithë.

  5. ke shume te drejte,nje koalicion i tille me garancine e Boris Tadic dhe nje Grekeje i solli Shqiperise Qeverine me te keqe ne histori.Jeta e shume njerezve varet cfare i thote fallxhorja psikopatit me mengjes

  6. Presidentin tonë nuk e merr njeri seriozisht për asgjë, as për detyrat formale të Presidentit, fjala vjen, kur anulon zgjedhje dhe kur bën dekrete për shtyrje të tyre, e jo më ta marrë seriozisht dikush kur bën mallkime si ato plakat e liga.

    Më së shumti të marrin në telefon njerëz të tij e të thonë “mos ja vë re këto kohë, se nuk është mirë”.

    Dhe në fakt nuk është se e marrim seriozisht dhe nuk duam solidaritet në këtë pikë.

    Për të vetmen gjë që duhet të shqetësohemi është shëndeti i tij mendor.Te gjithe shpellkare e cecen quhet ata qe kane sjelljen e salih karaxhic berisha,nuk ka rendesi nga jugular apo veru,por ka lidhje me kryeshpellkarin salih qe shkotarroje per 30 vjet shoqerine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *