• |
ide | kryesore

Rama vendos rregullat e 25 Prillit/ BE dhe SHBA ndahen në qëndrime

-Instant, Kryesore, Lajme



Ka pasur ngërç në reagimin e ambasadave të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian pas ndryshimit të Kodit Zgjedhor sipas paralajmërimit të Edi Ramës që ndalon koalicionet, por nuk hap listat e kandidatëve për deputetë, përkundër kërkesave të vazhdueshme për të mos e ndërmarrë këtë hap nga ambasadorët. Ndërkombëtarët u bënë garantët e marrëveshjes së 5 Qershorit, të firmosur në rezidencën amerikane. Juri Kim e SHBA, Luigji Soreka i BE dhe Dankan Norman i Britanisë së Madhe bekuan marrëveshjen mes palëve politike në Këshillin Politik dhe synuan konsensusin politik para zgjedhjeve, si një nga kushtet për zhvillimin e Konferencës së Parë për hapjen reale të negociatave.

Megjithë shpërfilljen e kryeministrit Rama për thirrjet e ndërkombëtarëve që theksonin se ndryshimet e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të mos bëheshin në mënyrë të njëanshme, por të kalonin me konsensus në Këshillin Politik, reagimet sot ishin të kursyera pasi në parlament u votua me 97 vota.

Ajo që bie në sy është diferenca mes palëve në reagim. Shtetet e Bashkuara ishin më preçizë në qëndrimin e tyre. Vërtet SHBA kujtoi thirrjet e përsëritura “që marrëveshja e 5 qershorit duhet të respektohet”, por konstatoi se PS votoi për të miratuar ndryshime domethënëse të rregullave që do të qeverisin zgjedhjet e 25 prillit.

SHBA gjithsesi nuk i dënoi ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe as nuk pati një reagim të fortë kundër tyre. Ambasada e rrugës së Elbasanit në deklaratën e saj pranoi se “ishte brenda kompetencave të parlamentit për t’i miratuar këto ndryshime”, ndërsa vazhdon më tej se “këto ndryshime janë shtesë – dhe jo shkelje – të marrëveshjes së 5 qershorit”.

Këtu qëndron dhe thelbi i reagimit të amerikanëve që në këtë frazë, bashkohen me arsyetimin e Ramës dhe Gjiknurit, të cilët thonë se i qëndrojnë marrëveshjes së 5 Qershorit, por ndryshimet e Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor janë shtesë dhe nuk bien ndesh me pikat e rëna dakort në 5 Qershor.

Reagimi i ambasadës vazhdon se “është për të ardhur keq që shumica dështoi të respektonte përkushtimin e deklaruar prej vetë asaj për të kërkuar emërues të përbashkët në Këshillin Politik”, por pas frazës se ndryshimet nuk janë shkelje e marrëveshjes së 5 Qershorit, kjo pjesë e reagimit duket më shumë retorikë pa peshë, përballë saktësimit të bërë më herët në reagim. Pozicioni i ambasadës amerikane është dukshëm një lloj legjitimimi i hapave të mazhorancës dhe përcillet thjesht me një keqardhje për prishjen e konsensusit.

Në diferencë me SHBA, BE pati një reagim më të thatë, duke shmangur saktësimin që binte në sy në mesazhin e ambasadës amerikane. Bashkimi Europian kujton se “këto (ndryshimet e Kodit Elektoral) nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të marsit”.  Njësoj si ambasada amerikane, delegacioni i BE në Tiranë përmend “keqardhjen që nuk u arrit asnjë kompromis në Këshillin Politik para se ndryshimet të votoheshin në Parlament”.
Deklarata e BE mbyllet me fjalët e zakonshme, të përsëritura shpeshherë këto muaj, që vlerëson marrëveshjen e 5 Qershorit, duke shtuar se “dialogu politik në vend duhet të përmirësohet”.

Pavarësisht reagimeve me pambuk të ndërkombëtarëve ndaj Ramës, duket se atmosfera para zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit tashmë është e ngarkuar me konfliktualitet. Opozita e akuzon Ramën se për hir të interesit elektoral të Partisë Socialiste ndryshoi me njëanshmëri Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, me synimin për t’i mohuar opozitës shansin të dalë me një koalicion në zgjedhjet e 25 Prillit.©Lapsi.al



18 Comments

  1. Sali Berisha në rubrikën e tij të “qytetarit dixhital”. Herë të sajuara dhe çdo herë të pavërtetuara postimet e Sali Berishës janë kthyer në arenë ku çdokush mund të dërgojë çfarëdo. Ditën e sotme Berisha ka bërë gafën e rradhës me postimin ku sipas tij janë parcelat me ka nabis në Malësinë e Madhe.

    Natyrisht që e vërteta është krejt ndryshe. Pamjet që ka publikuar Berisha janë në fakt foto të vitit 2016, janë publikuar nga aksioni i Policisë së Shtetit e cila i ka asistuar në atë kohë këto parcela. Edhe një herë kjo tregon se çdokush mund të tallet me doktorin duke i çuar një foto dhe ai direkt e merr të mirëqënë ose në rastin më të keq i përdor politikisht.Parlamenti eshte legjitim prandaj dhe shba e be trego hen diplomatikisht,nuk kane trute e likes Qimit titit dhe salianjit e grides

    1. Per aq koh sa ky popull i trellur flen gjume nuk i rruhet pi..i fort kimit dhe USA-s per shqiperine..ok

  2. Ore lapsi ende se keni kuptuar qe cdo marrveshje me ndermjetesim nderkombetar eshte mbeshtetje per pushtetin e kapur dhe ne dem te qytetarve. Do det e toke ta jep rilindja, do pakica kombetare ti pranon rilindja, do muxhehadin me mijera i pranon rilindja, do emigrant te paligjshem tunizian dhe sirian i pranon rilindja, do konçesione dhe prona ti jep rilindja. Te gjitha ne dem te shqiperise e shqipetarve.
    Marrveshjet me ndermjetesim nderkombetar nuk japin garanci, por hi syve qytetarve se gjerat kesaj here do shkojne mire. Te gjitha jane mashtrime per te venitur ndergjegjen qytetare qe mos i kerkoj llogari pushtetit te kapur.

  3. O gomere te lapsit , Po ambasadoret e dine shume mire se Rama do largohet dhe Basha do vije ne pushtet. Eshte nje nga dakortesite e 98 .
    Pak rendesi ka sistemi zgjedhor. Basha po pergatitet te luaje rolin e FITIMTARIT TE MADH kurse Rama rolin e humbesit qe u skualifkua per shume pak vota .
    E gjithe lufta po te behet nese do marri Rama mbi 45% apo me pak.
    Nese Rama merr mbi 45% te votave , ai ja ka arritur qellimit dhe largohet nga politika nje here e pergjithomen pas zgjedhjeve. ( e ka deklaruar vete qe kur mori zgjedhjet e 2013)
    Vetem debilat nuk e kuptojne qe skenari i teatrit me emein ZGJEDHJE , ne shqiperi eshte shkruar , dakortesuar , dhe firmosur qe ne 1998.
    ‘ NJE PARTI JO ME SHUME SE 8 VITE NE PUSHTET’.. (nuk ka rendesi vota e popullit) .

  4. Ketu duhet te ngrihet populli barkthare e i perdhunuar e tju shkerdheje robt me ambasadora, me pozite e me opozite. Ketu o shok duhet te vijne te qeverise nje Eulex per nja 20 vjet deri sa te rritet nje brez pak me i hajrit. Po vazhduam te fleme gjume, shoku Enver do na duket lule ne krahasim me kete robqirin e gjate e robqimt e tjere qe vijne nga pas.

  5. Nuk arrij te kuptoj se çfare presin prej atyne (kushdo qofte per Ato nuk leviz asgje/ sapo njoftuan se ne 2021 do kthehen vizat qe, viza e kuqe ishalla per te gjithe ata qe nuk kane ndjenja njerzore), pushtetareve te Sotem (Ish-agallaret lodhen ne njerin krah kthehen ne tjetrit per nje gjume me te rehatshem) dhe pushtetareve te ardhshem… (besoj asgje nga askush)…atehere…..!!!
    Ato mund te reagojne nese ka reagim… (kush mund te reagoje nga keto qe jane ne spiralen e pafund te marredhenieve te shkelqyera midis njeri-tjetrit)…!!!
    Kjo eshte e verteta….!!! Te tjerat shou….!!!
    Mjerim….

  6. O njerez..
    Nuk ka zgjedhje , por vetem rrotacion.
    Pra ajo vota juaj nuk vlen hic.
    Do bejne sic kane rene dakort midis tyre Rama -Basha.
    Me i humburi ne kete mes eshte Meta se e ndjen se forces se tij politike po i vjen fundi.
    Prandaj ben dhe si i cmendur keto kohet e fundit.

  7. Berisha vetë është në zdërhalljet e tij politike, që nuk janë asgjë tjetër veçse ripërsëritje e një lajtmotivi të njohur, por që tani nuk ka as forcën, as mbështetjen dhe as të panjohurën e duhur në politikë. Edhe në listën e deputetëve të opozitës ai do të futet me forcë, përmes tri përbuzjeve dërmuese; të Lulzim Bashës – Berisha mund të kandidojë ku të dojë, që do të thotë është njëlloj për ne; të ish ministrit të Ekonomisë Ruli – i cili i bëri thirrje haptas të largohet, sa nuk e kanë larguar, dhe në fund, Mustafaj – loajal ndaj rolit institucional, që, duke e mbrojtur si të domosdoshëm, në fakt, në mendimin politik i dha shtysën. Berisha, këtë herë, do të jetë lojtari rezervë, do e ndjekë nga stoli dhe kur të futet në lojë, do të prishë punë.

  8. Kur të dalësh nga parlamenti më këmbët tua duhet të jesh i sigurtë që do e rrëzosh qeverinë. Sepse, nëse nuk e rrëzon atëherë qeveria ka në dorë legjislativin (dmth formimin e ligjeve) pa frena. Biles Rama është treguar i vetëpërmbajtur shumë se mund të kishte ndryshuar kushtetutën deri aty ku të kishte nxjerrë jashtë ligjit pasur opozitare. Pse jo kur arrin mazhorance me 97 vota në parlament? PDse ja dhanë votën që të ishte në parlament dhe jo të eglendisej rrugëve.

  9. Kur të dalësh nga parlamenti më këmbët tua duhet të jesh i sigurtë që do e rrëzosh qeverinë. Sepse, nëse nuk e rrëzon atëherë qeveria ka në dorë legjislativin (dmth formimin e ligjeve) pa frena. Biles Rama është treguar i vetëpërmbajtur shumë se mund të kishte ndryshuar kushtetutën deri aty ku të kishte nxjerrë jashtë ligjit partitë opozitare. Pse jo kur arrin mazhorance me 97 vota në parlament? PDse ja dhanë votën që të ishte në parlament dhe jo të eglendisej rrugëve.

  10. Nuk nggel kinez korean dhe filipinez pa ardh ambasador ne Tirane..Lu ..Limbret..Kim e mut thotë:

    Na e shpifet me keta ambasadoret ..rrofte ripjedhja dhe kallam deshtaku..popull i tredhur.

  11. Janë akuza të rënda, por që nuk janë artikuluar nga media por nga njeriu që e njeh shumë mirë Ilir Metën, vetë Sali Berisha, i cili nga viti 2009 e deri më 2013 ka bashkëqeverisur me të. Por dhe tani marrëdhëniet e tyre janë tepër të ngushta.

    Pak më vonë, në vitin 2015, Berisha e akuzoi Metën se kishte porositur vrasjen e dy deputetëve. Berisha foli edhe për një dosje që ndërkombëtarët kishin përgatitur për Metën.

    “Jep dorëheqjen, sepse je person i akuzuar për dy vrasje. Na i nxirr pak ato që të ka sjell Edi Rama nga institucionet ndërkombëtare. Sepse ata të njohin më mirë ty se çfarë përfaqëson ti për vendin”, tha Berisha. Në atë kohë Meta ishte Kryetar Kuvendi. Disa javë më pas, doli një raport sekret i OSBE për kriminalizimin e krerëve të politikës shqiptare.

    Por akuzat e Berisha ndaj Metës kanë qënë me të vërtetë të forta dhe deri më tani presidenti aktual nuk është përgjigjur, për t’i hedhur poshtë.

    Por, megjithatë ia ka “arritur” që teksa “merret” me punët e mbrojtjes së Kushtetutës, përplasjes me Edi Ramën, alpinizmin dhe plazhin, ta “sfumojë” parashikimin e Berishës.Kuvendi vendos jo rama o shpellkar lapsexhi

  12. dy dokumente që vertetojnë se makina që përdor kreu i PD Basha, ka qenë në pronësi të kompanisë Viktoria Invest. Çështja bëri bujë, pasi PD dukej se kauzën e vet e kish ngritur te protesta në ASTIR, ndërkohë që vetë kryetari i saj pranonte dhuratë nga kompania që ish ngarkuar të kryente punimet në segmentin e Unazës së Tiranës, ku zhvilloheshin protestat.

    Por, çështja nuk mbaron me kaq. Nga një dokument i siguruar, dhe pikërisht Leja e Qarkullimit të makinës, vërtetohet se makina Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350, Nr. VIN: WDD2211581A293860, dhe me targë AA 111 EN, më së pari ka ndërruar targë dhe ajo rezulton në Elbasan dhe jo në Durrës siç deklaron Lulzim Basha. Targa e mëparshme ka qenë EL 3870 C, pra e regjistruar në Elbasan.

  13. pirdhni se liroheni Prap fiton Rama dhe do behet gati per mandatin e katert. Aty mbani shpresen te 8 vjet njera pale, 8 vjet tjetra

  14. Rilinndja nuk i fiton zgjedhjet ne qoftese nuk vidhen spese ka deshtuar 1) ne sistemin shendetesor 2) ne aresim 3) ne ekonomi borxhi 100% te prodhimit brenfeshem 4 nuk ka bere asnje investim serioz per ekonomin 5) ne reformen administrative 6) ne ruajajtjen e rendit 7) ne kanabizimin e vendit .Prandaje ju pjell e keqe e ketije vendi duhet te futeni pas hekurave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *