• |
ide | kryesore

Ribery kthehet tek Bayern Mynih: vetëm se nuk është Franck por… i biri

-Instant, Sport



Franck Ribery është një nga ata lojtarë që kanë gjithnjë një vend të vecantë në Mynih. Për vite me radhë një emblemë e Bayern, francezi ka lënë prapa admirues të shumtë në Bavari, edhe pasi vendosi të vazhdojë aventurën futbollistike në fund të karrierës tek Fiorentina. E të gjithë ata tifozë tani do të kenë mundësi ta shohin sërisht “Ribery” të stampuar në fanellën e Bayern.

Ashtu si duket nga një foto e publikuar në Instagram, Seif Ribery, i biri i Franck, ka kaluar nga të rinjtë e Fiorentinës tek ata të Bayern Mynih. Kjo lëvizje tregon qartë se familja e kampionit francez do të vendoset sërisht në Gjermani, duke lënë në Firence vetëm Franck.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *