• |
ide | kryesore

Sekretari i Nato-s: Turqia të përdorë ndikimin e saj për të shuar konfliktin Armeni-Azerbajxhan

Lajme, Planet
o-JENS-STOLTENBERG-facebook.jpg



Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri thirrje Turqisë, aleatit kryesor të Azerbajxhanit në konfliktin me Armeninë, të “përdorë ndikimin e saj për të qetësuar tensionet” në Nagorno-Karabak,

“Unë pres që Turqia të përdorë ndikimin e saj për të zbutur tensionet”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Ankara me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu. Ai shtoi se të gjitha palët duhet të ndalonin luftimet dhe t’i drejtohen një zgjidhje paqësore.

Ministri i jashtëm Cavusoglu tha që NATO duhet “t’i bëjë thirrje Armenisë që të tërhiqet dhe të respektojë integritetin territorial të Azerbajxhanit. Ai gjithashtu akuzoi Armeninë për krime lufte të kryera në sulme ndaj zonave civile.



1 Comment

  1. He ?
    Tani po i lepini bythen Tuqise per te ndikoje tek Azerbajxhani per arritjen e paqes ?
    Po ju sikur do ti vinit sanksjone Turqiese .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *