• |
ide | kryesore

Sherr mes familjes shqiptare dhe asaj rumune në Itali, tre të plagosur, mes tyre një i mitur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një familje shqiptare është bërë pjesë e një sherri me një familje rumune në Itali, ku si pasojë tre persona janë plagosur. Sipas mediave italiane përleshja ka qenë e dhunshme, pasi dy familjet janë qëlluar me thikë dhe mes të plagosurve është një i mitur. Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e të plagosurve dhe identitetin e tyre. Në kuadër të këtij sherri karabinierët kanë arrestuar dy shqiptarë për dhunë dhe rezistencë.

Po ashtu në komisariat janë shoqëruar dhe 5 rumun, të cilët u përfshinë në përleshjen e përgjakshme. Mbi të arrestuarit rëndon akuza për tentativë për vrasje dhe mbajtje e paligjshme e armëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *