• |
ide | kryesore

“Shihuni në pasqyrë, ishit për turp”: Evra i ashpër me lojtarët e Manchester United

-Instant, Sport



Zemra e tij e tifo për Red Devils nuk mund të vihen në diskutim e megjithatë dhembin shumë kritikat që Patrice Evra, ish-mbrojtësi i krahut i Manchester United, i drejton mbi skuadrën e Solskjaer, pas humbjes së rëndë në Premier League kundër Tottenham me rezultatin 6-1. I ftuar në Sky Sports, ish-lojtari i anglezëve ka komentuar disfatën e Red Devils pa fjalë zbutëse.

“Cdo skuadër kundër Manchester United i ngjan Real Madridit, Barcelonës, apo Bayern Mynih”, ka thënë Evra. “Nuk dua fare të qesh në këtë moment, jam vërtetë i nervozuar. Pas një rezultati të këtij lloji, duhet të kuptosh se po vë në siklet gjithë klubin, historinë e shoqërinë. Lojtarët duhet të shihen në pasqyrë e të jenë të ndershëm: ishin për turp. Pauza e kampionatit për impenjimet e kombëtares është dicka e keqe sepse lojtarët tani duhet të qendronin të bashkuar për ta kaluar bashkë këtë ndeshje. E në fakt, do jenë larg”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *