• |
ide | kryesore

Sondazhet tregojnë një shtim të mbështetjes ndaj kandidati demokrat Biden

Lajme, Planet



Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden, regjistroi nivelin më të lartë të përkrahjes në sondazhet e bëra publike dje, teksa u deklarua 10 pikë përqindje më shumë se presidenti, Donald Trump për të cilin të anketuarit shprehen se mund ta kishte shmangur infektimin e tij, nëse do e kishte marrë situatën më seriozisht. Sondazhet ë bërë nga “Reuters” dhe “Ipsos” tregojnë se rezultatet e zgjedhjeve në këtë pikë do ishin 51 përqind për Biden, përkundrejt 41 përqind për Trump.

Që prej nisjes së fushatës, shifrat nxjerrin fitues Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit, por sikurse thekson “Reuters” për ta arritur diçka të tillë, Biden duhet të mbizotërojë në shumicën e Shteteve Amerikane për të fituar shumicën e Kolegjit Elektoral që do e çonte atë drejt fitores së postit. Rezultatet e sondazheve në këtë pikë tregojnë se Trump është i barabartë me Biden për numrin e shteteve që do votonin për të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *