• |
ide | kryesore

VIDEO/ Del kamera e fshehtë si po ua marrin infermierëve kartat ID për votat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë ditëve të fundit Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po ndryshon adresat dhe vendbanimet e disa qytetarëve me qëllim që të mos kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Ndërsa ekzekutivi ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se nuk po ndodh asnjë ndryshim me qendrat e votimit.

Por, në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka mbërritur një denoncim që tregon se në Spitalin e Peshkopisë po mblidhen kartat e identitetit për zgjedhjet e Prillit 2021. Në këtë listë që disponon “Stop”, janë të gjitha emrat e stafit mjekësor, kryesisht infermiere, që kanë dorëzuar kartat e identitetit. Bashkëngjitur janë edhe numrat e telefonit. Në respekt të privatësisë, emrat, numri unik i kartave ID dhe numrat e celularit janë mbuluar.

Por, për të vërtetuar këtë denoncim që ka mbërritur në redaksi, emisioni “Stop” ka shkuar në Spitalin e Peshkopisë dhe ka bërë një vëzhgim përmes kamerës së fshehtë. Me zë dhe me figurë, infermieret e këtij spitali pohojnë se kanë dorëzuar kartat e identitetit pasi u është kërkuar nga drejtoria. Jo vetëm kaq, por disa prej tyre kanë dorëzuar edhe kartat e identitetit të familjarëve.

Ndërsa disa prej infermiereve të tjera refuzuan të jepnin kartat ID të familjarëve. Stafi mjekësor pranon se mbledhja e kartave të identitetit nga drejtoria e Spitalit të Peshkopisë është bërë për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021.

Më poshtë bisedat e infermiereve përmes kamerës së fshehtë:

-A ju kanë kërkuar edhe juve kartat?

I kanë kërkuar. I kemi çuar ne.

Pse?

Na i ka kërkuar drejtoria.

Për çfarë?

Po duhet me i dhënë o…se…

Pse?

S’do e japësh? Të vijë ta marrë vetë.

Kush vjen?

Drejtori.

Pse?

S’e di moj, pse i kërkojnë ata, për votat i kërkojnë.

Për cfarë?

Për votat.

– A i dhatë edhe të familjes ju?

Po, të … dhe të … Po c’të bëjmë, moj…? Të dalim vetëm unë dhe ti?

Po! Unë nuk i kam dhënë.

Duhet me i dhënë, oj… I kanë dhënë krejt.

A jua kanë kërkuar edhe juve kartat?

Po!

Kush?

Drejtori. …për të ruajtur vendin e punës.Edhe të fëmijëve, kjo është budallallëk. Edhe tënden, ajo është votë e fshehtë. Nuk e di, se kujt ia japin.

Po pse i kërkojnë?

Po i kërkojnë për votat.

Po kush erdhi te ju?

Po ku di unë, na tha Elisoni, duhet me pru numrat e kartave.

Neve na i kishin shkruar edhe të fëmijëve mbi 18 vjec.

Jo jo, nuk m’i japin (fëmijët) .

Kur i kam dhënë, i kanë. Nuk dua me i dhënë.

Po ç’i donin?

Për votime, moj. Të familjarëvë të mi nuk kanë shanc.

-E dhatë kartën e identitetit?

Po! Edhe të familjes.

Krejt familjes? Po pse i donin?

Po për të votuar.

Më cmendi … në telefon, ec. U bë kiameti.

Të votosh për këta! Për asnjë, asnjë s’e meriton. /tvklan.al



11 Comments

  1. shpresojme qe kesaj rradhe “dikush” te hetoje. Paguajme nje qerre me idiote per te hetuar ggjera evidente!

  2. Uroj qe kjo gje te hetohet deri ne fund sepse nga kjo ngjarje shkojne njerez ne burg.
    Ose drejtuesit e spitalit te peshkopise te burgosen ( nese video eshte e vertete) .
    Ose ata qe kane manipuluar zerin si tek babalja ( se goja e atyre qe flasin nuk duket ) te burgosen.
    Nuk duhet te jete e veshtire sepse infermjeret e njohin vehten e tyre ne video dhe duhet te merren ne pyetje.
    Une nuk i besoj asaj videos. Cdokush mund ti vere zerin e regjistruar ne nje studjo , nje video qe nuk duket goja e atyre qe flasin.

  3. po tani a do flasë dhe veprojë Lulqiri apo si gjithmonë do gjejë një temë tjetër vetëm për të shmangur temën themelore? a do ja falë prapë zgjedhjet në tavolinë Lulqiri? a nuk e shihni o budallenj që Lulqiri ka 7 vjet që punon për llogari të rilindjes dhe Ramqirit?

    1. ahahah sa kisha pe e degjuar kete ‘Naqiu— Qaniu””
      Barcalete shume e vjeter kjo.
      —————————————————————–
      Erdhi komshiu , naqiu dhe hiku.
      Jo mi budallaqe jo. Ai nuk e ka emrin naqiu , por Qaniu.
      Kjo gruaja ime eshte shume budallaqe.
      ——————————————————————–

  4. Sali Berisha në rubrikën e tij të “qytetarit dixhital”. Herë të sajuara dhe çdo herë të pavërtetuara postimet e Sali Berishës janë kthyer në arenë ku çdokush mund të dërgojë çfarëdo. Ditën e sotme Berisha ka bërë gafën e rradhës me postimin ku sipas tij janë parcelat me ka nabis në Malësinë e Madhe.

    Natyrisht që e vërteta është krejt ndryshe. Pamjet që ka publikuar Berisha janë në fakt foto të vitit 2016, janë publikuar nga aksioni i Policisë së Shtetit e cila i ka asistuar në atë kohë këto parcela. Edhe një herë kjo tregon se çdokush mund të tallet me doktorin duke i çuar një foto dhe ai direkt e merr të mirëqënë ose në rastin më të keq i përdor politikisht,sa shkrime te tilla do shohim nga ju deri ne prill,shtengoni rradhen shpellkare revolucioni demokratik eshte gati salihu ju pret

  5. Edi tall karin me Lylin o pedersatet e PeDes Lyli eshte vetem nje cope idiot sic jeni dhe ju qe shpresoni se Lyli do behet kryeminister

    1. O te qifsha ty ne sum , Ramen e Lulin bashke or motershpum. Do vije dita kur te talle karin dhe me ty Rama o kar. Ne fakt ai po e tall dhe me ty po ta shohesh pak me gjere situaten, por ti je aq kar saqe se kupton qe po talle karin ai kari qe ti adhuron.

      Do e ndjesh kur te vije dhe ty veza ke suma.

  6. Keta duhet te largohen dhunshem eshte e kote te shkosh ne sgjedhje ne keti kushte,prap opozita po genjen veten ky popull s’ka as moral as dinjitet,kur njeriu dorzohet vete per nje cope buk ça mund te presesh,ndryshimi i situates ne shqiperi nuk munde te behet me keto lloj njerzish te ulet,qe s’ju ka mbetur pik dinjiteti njerzore,e kane çuar veten e tyre qe te bejne rrolin e qenit ,qe çdo sherbim e ben ne kembim te nje cope buke.

  7. Kete here do ti hetoj kimetja me shpuren e vet dhe me duart e veta. ha ha ha. ju ka ardh kripa e detit ne pjat…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *