• |
ide | kryesore

Video/ “Turp, palaço!”: tifozët e Fiorentinës “përshëndesin” kalimin e Chiesa tek Juventus

-Instant, Sport, Video



Njësoj si ndodhi me Bernardeschi, ashtu si kishte ndodhur vite më parë me Roberto Baggio. Zyrtarizimi i Federico Chiesa tek Juventus nuk është kapërcyer lehtë nga tifozët e Fiorentinës, që kanë dashur ti japin “përshëndetjen” e tyre sulmuesit, në dalje nga klinika e Firencës ku lojtari ka kryer vizitat mjekësore për Juventus. Chiesa është fërshëllyer dhe fyer nga një grup tifozësh të Fiorentinës, që nuk kanë hezituar ta etiketojnë “Palaço”, apo “të kesh turp”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *