• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani: Hoti nuk po arrin t’i ketë 61 deputetë për projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Arkiva



Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani deklaroi se nuk është përgjegjësi e saj t’i sigurojë votat për votimin e Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19. Mes tyre është dhe votimi i propozim-rezolutës nga raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun.

“Këtë të ënjte do të kemi sërish Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së, gjithashtu Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Propozim rezolutën nga raportimi i kryeministrit për dialogun, propozim rezolutën nga interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme si dhe votimi në parim për masat e përkohshme për ta luftuar efektin e pandemisë. Këto janë pesë pikat që nuk është arritur shumica e nevojshme. Po ashtu do të kemi seancë të re e cila do të përfshijë votimin e dy marrëveshjeve të reja”, tha ajo para mediave.

Sa i përket votimit të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, që ka dështuar pesë herë të votohet, Osmani tha se është përgjegjësi e koalicionit të bëjë votat e mjaftueshme. “Hoti nuk po arrin t’i ketë 61 deputetë që të votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike. Kur LDK, ka qenë në opozitë ka thënë se është përgjegjësi e PAN-it që të bëjë shumicën. Është obligim themelor i tyre”, u shpreh kryetarja e Kuvendit. Osmani po ashtu bëri të ditur se të premten mund të ketë edhe një seancë, ku kryeministri Avdullah Hoti do të raportojë për dialogun me Serbinë.



1 Comment

  1. Krize lajmesh dhe mereni me ngjarjet e Kosoves.
    Per me teper me dhimbset Llumi i Kritaqit qe ka mbetur pa ngrene Mut sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *